7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

PSD-ja lëshon në ajër fenerë para Qeverisë: Premtimet e Kurtit për dialogun i mori era

PSD-ja gjatë ditës së mërkurë ka organizuar një aktivitet duke lëshuar fenerë të cilat kanë qenë të mbishkruara me premtimet e kryeministrit Albin Kurti për çështje e dialogut me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Ata i kanë lënë të lira në ajër para Qeverisë së Kosovës duke thënë se ngjashëm era i mori premtimet e të parit të ekzekutivit.

Aktivistja e PSD-së, Teutë Rrusta ka thënë se kjo Qeveri nuk ka asnjë diferencë me pushtetet e kaluara.

Sipas saj, i vetmi ndryshim që po vërehet këto kohë është gjuha e tyre, terminologji kjo që tenton të fshehë gjithmonë diçka.

“E kemi dëgjuar tash së fundmi deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi i cili thotë se janë pajtuar me të gjitha marrëveshjet përveç targave KS. Praktikisht është pranuar procesi, janë pranuar kornizat dhe brenda këtij diskutimi nuk ka ndonjë diferencë nga ajo çfarë deri më tani kanë bërë pushtetet e kaluara”.

“Çka dallon prej pushteteve të kaluara e që duhet me u vendosë në spikamë është në fakt ndërrimi i gjuhës. Përveç kësaj sa herë që një pushtet tenton me lujt me gjuhë e terminologji aty gjithmonë mbrapa është duke u fshehë diçka”.

Tutje Rrusta ka thënë se kjo Qeveri përkundër se ka dhënë kritika sa ishte në opozitë për  mungesë transparence në dialog nga qeveritë e kaluara, as kjo nuk qëndron më mirë në këtë aspekt.

“Kjo kritika që nuk është dialogu transparent nga opozita e kaluar tash në pushtet çka po shohim është që këta janë edhe më keq në këtë pikë. Praktikisht ne i kemi vetëm disa intervista shumë të rralla dhe mirë të kontrolluara për të parë se çka del prej diskutimeve të Qeverisë për dialogun”.

“Për të bërë marrëveshje me Serbinë e cila e mbyllë ketë çështje, për të qenë kreativ në këtë çështje duhet me qenë edhe i guximshëm e Kurti çka ka të përbashkët nga liderët autoritar është mungesa e guximit, ata janë frikacak”.

“Ne kemi radhitur një varg parimesh që Kurti i ka vendosur më herët për procesin e dialogut, prej reciprocitetit, kërkim faljes, riparimin e dëmeve të luftës e një varg temash të cilat tashmë ai nuk i ka fare parime. Ne duam të themi përmes këtij altiteti me fener që premtimet e Kurtit i ka marrë era”.

Më Shumë

Diplomon gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës

Sot në sallën ‘1 Tetori‘ në Prishtinë diplomoi gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës, në përbërje të komuniteteve të ndryshme. Këtë ceremoni solemne, me...

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell. Pritet që lokalisht të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu,...

Lajmet e Fundit