4.9 C
Prizren
E premte, 12 Dhjetor, 2025

Publikohet çmimorja e re e naftës, benzinës dhe gazit për të enjten

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për 24 orët e fundit.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.68 euro për litër, i benzinës me 1.35 euro dhe i gazit me 0.76 euro, pra, nuk ka ndryshim në çmimorën e re të MINT-it, përcjell Telegrafi.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së enjtes.

Çmimi i naftës në Kosovës në javët e fundit ka shënuar vlera rekorde, për t’u rritur dita-ditës.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës, në muajin qershor, kishte marrë të njëjtin vendim.

Naftëtarët në Kosovë më 9 qershor, i kishin kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të ruhet ekonomia e tregut të lirë dhe që minimalisht marzha (çmimi maksimal) për shitje me shumicë të jetë 3 për qind dhe për shitje me pakicë 12 për qind.

Edhe në muajin mars, ishte marrë vendimi që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale apo marzhat tregtare me shumicë dhe pakicë. Sipas këtij vendimi, marzha më e lartë tregtare ishte deri në 4 për qind të çmimit të shitjes, ndërkaq te shitësit me pakicë marzha më e lartë ishte në 6 për qind.

Më Shumë

Aksidenti fatal në “Ibrahim Rugova”, njëri i lënduar rëndë transferohet në QKUK

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku si pasojë ka humbur jetën një grua, ndërsa dy persona të...

Dosja e CIA për Xhafer Devën,1947: Një politikan gjenial, i cili flet 10 gjuhë të huaja

Nga dosja e CIA-s thuhet se Xhafer Deva lindi në vitin 1906 në një familje të pasur shqiptare në Mitrovicë. Shkollën e mesme e krey...

Lajmet e Fundit