11.8 C
Prizren
E enjte, 29 Shtator, 2022

Publikohet fotografi në Instagramin e Feros nga paraburgimi?

Reperi i njohur shqiptar, Fero, ditë më parë i është shqiptar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tri ditësh nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

Kjo vjen në sajë të një video-incizimi, ku dëshmohej se reperi gjilanas po ushtronte dhunë mbi një qytetar, i cili ndodhej në veturën e tij.

E teksa ndodhet në paraburgim, një gjë e çuditshme ndodhi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.Kjo pasi në profilin e tij u publikua një fotografi e reperit, ku shfaqej fytyra e tij.

Nuk dihet koha kur është realizuar kjo fotografi apo personi që e ka publikuar atë, megjithatë komentet që ka marrë nga ndjekësit kanë qenë të shumta.

Siç rëndom ndodh tek artistët, fotografitë në rrjetet sociale mund të publikohen nga ata që mirëmbajnë llogaritë, e që mund të jenë anëtarë të familjes apo persona nga menaxhmenti.

Sido që të jetë, fansat mbetën në pritje të një deklarimi të tij lidhur me rastin, e që deri më tani nuk ka ndodhur. /Telegrafi/

Më Shumë

Një delegacion nga Austria viziton komunën e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovës, Christoph Weidinger, kryetarin e Kuvendit të Austrisë së...

Shqyrtohet vendimi i qeverisë për masat në furnizim me energji

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti sot do të mbajë mbledhje. Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për zgjatjen...

Lajmet e Fundit