18.7 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Publikohet përgjimi i bisedës Meta-Thaçi

Në kuadër të bisedave të përgjuara të publikuara nga opozita maqedonase, është publikuar edhe një bisedë midis kryetarit të LSI-së dhe kryeparlamentarit të Shqipërisë, Ilir Meta me kryetarin e PDSH-së.

Sipas transkriptit të publikuar, kjo bisedë daton nga nëntori i vitit 2012. Ja se çfarë kanë biseduar Meta dhe Thaçi.

Menduh Thaçi: Mos po të pengoj?

Ilir Meta: Jo, jo. Tash e pashë. Kërkoj falje, sepse tani pashë. (paraprakisht Menduh Thaçi i ka shkruar një SMS). Si je?

Menduh Thaçi: Mirë, mirë. Të shtunën do të organizoj një manifestim modest dhe kam dëshirë që të vish. E kam ftuar vetëm Daut Haradinajn dhe ty. Ke mundësi të vish?

Ilir Meta: Në Tetovë?

Menduh Thaçi: Po, po, rreth orës 4. Nuk do të ftojë askënd tjetër. Kam dëshirë të vish.

Ilir Meta: Do të vijë patjetër, do të lë të gjitha obligimet tjera.

Menduh Thaçi: Faleminderit shumë. Domethënë të shtunën, ora 16:00.

Ilir Meta: Mirupafshim.

/Ina/

Më Shumë

P.C Prizreni një hap larg finales së Ligës së Parë

Proton Cable Prizreni ka bërë një hap të madh drejt finales së Ligës së Parë, duke fituar bindshëm gjysmëfinalen e parë ndaj Istogut me...

AKB: 40% e pagës së 13-të iku gjatë festës dhe fundjavave jashtë Kosovës

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka shprehur shqetësim në lidhje me pagën e 13-të për sektorin publik, për çka ka thënë se janë shpenzuar 65...

Lajmet e Fundit