4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Punëtorët e ATK-së vazhdojnë grevën, ndërpriten të gjitha shërbimet për tatimpaguesit

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës do të vazhdojë sot grevën e pezulluar të datës 20 maj të këtij viti, duke ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit.

Vendimi për vazhdimin e grevës, sipas kësaj sindikate, është marrë pasi që Ministria e Financave nuk u është përgjigjur atyre në lidhje me kërkesat e adresuara, as pas shkresës së fundit, të dërguar më 9 qershor 2021.

Përmes kësaj shkrese, Sindikata e Punëtorëve të ATK-së, kishte kërkuar nga Ministria e Financave:

1. Krijimin e kushteve të punës;

2. Propozim ndryshimin e statusit të Administratës Tatimore të Kosovës;

3. Kompenzime të tjera të shpenzimeve (sipas kërkesave paraprake).

Greva do mbahet në të gjitha Drejtoritë e Administratës Tatimore të Kosovës.

Më Shumë

Duda Balje u ndalua nga autoritetet serbe në kufi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar mëngjesin e sotëm nga autoritet serbe në pikën kufitare në Merdare. Sipas “EO”, ajo ka qenë...

Ushtron dhunë ndaj bashkëjetueses, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Në Rahovec të martën është arrestuar një person i dyshuar pasi raportohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare me...

Lajmet e Fundit