15.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Punëtorët e Telekomit kërkojnë zhbllokimin e llogarive

Punëtorët e Telekomit të Kosovës kanë protestuar para objektit të qeverisë, duke kërkuar zhbllokimin e xhirollogarive të kompanisë. Kryetari i Federatës Sindikale të Telekomit, Lamih Balaj, ka thënë se punëtorët kanë hyrë në muajin e dytë pa paga, për shkak të bllokimit të xhirollogarive.

Ai shtoi se nuk do të tërhiqen nga protesta dhe nga kërkesat e tyre, derisa Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, të marrin përgjegjësi për gjendjen e krijuar në këtë kompani.

“Nuk do të tërhiqemi nga protesta derisa qeveria nuk i zhbllokon xhirollogaritë dhe nuk e merr përgjegjësinë për dështimin e Telekomit. Kërkesat tona janë të qarta, zhbllokimi i llogarive dhe pagat e punëtorëve”, tha Balaj.

Këta punëtorë kanë paralajmëruar edhe më herët protesta e greva nëse Qeveria e Kosovës nuk ndërmerr asnjë hap për të zhbllokuar llogaritë dhe kthimin e mjeteve në llogarinë e Telekomit, të cilat janë bllokuar e tërhequr nga kompania “Dardafon”, kompania amë e Z-Mobile, si pasojë e borxhit ndaj saj.

Punëtorët e Telekomit ende nuk i kanë marrë pagat e muajit tetor.

Më Shumë

Xheladini uron Ditën e Goranëve në Dragash

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka uruar komunitetin goran me rastin e 6 Majit – Ditës së Goranëve. Në urimin e tij, Xheladini...

Vdekje e dyshimtë në Suharekë, viktima një burrë 52-vjeçar

Një person është sjellur pa shenja jete sot rreth orës 08:20 në Emergjencën e QKMF në Suharekë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes,...

Lajmet e Fundit