10.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Punëtorët shëndetësorë paralajmërojnë protesta pas zgjedhjeve lokale

Federata Sindikale e Shëndetësisë ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve do të ketë protesta nga ana e punëtorëve shëndetësorë.

Në njoftim thuhet se me qasjen aktuale të Qeverisë ndaj punonjësve shëndetësor po bëhet shkatërrimi i sistemit publik shëndetësor.

Lexoni të plotë reagimin e FSSH-së:

Duke pasur parasysh që kanë kaluar tre javë nga Protesta publike e përfaqësuesve sindikal të punonjësve të shëndetësisë, Protestë në të cilën u shpalosën kërkesat për shtesat në pagë sipas Ligjit me nr. 06/L- 007 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 dhe për fillimin e procedurave të plotësimit dhe miratimit të Ligjit mbi Pagat me theks të veçantë që të futet në parashikimin e buxhetit për vitin 2022 dhe mosrespektimin absolut nga Qeveria, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në mbledhjen e mbajtur me datë 07.10.2021 paralajmëron se menjëherë pas datës 17.10.2021 pra, pas procesit zgjedhor komunal do të organizojë protestën e radhës e cila do të jetë më masovike se ajo e datës 17.09.2021.

Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet ta kenë të qartë se me qasjen aktuale të Qeverisë ndaj punonjësve shëndetësor po bëhet shkatërrimi i sistemit publik shëndetësor, gjë e cila do të sjell ndikimet e veta mbi nevojat direkte të qytetarit të RKS-së.

Kërkojmë që kjo Qeveri të reflektojë sepse kuadri shëndetësor-mjek e infermier janë duke u larguar nga sistemi publik dhe nga Republika e Kosovës. /Telegrafi/

Më Shumë

Vdekja e punëtorit në Prizren, Inspektorati i Punës: Subjektit biznesor ia ndaluam punimet, por nuk respektuan vendimin

Një 34-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra gjatë punimeve në një ndërtesë në lagjen “Bajram Curri” në Prizren. Për këtë ka...

Triumf historik: Bashkimi mposht Cibonën në Prizren

Bashkimi i Prizrenit shkroi histori në FIBA Europe Cup, duke mposhtur gjigantin kroat Cibona Zagreb me rezultat të thellë 89:69. Para një publiku të zjarrtë...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit