-7 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Punëtori i Postës në Malishevë lirohet nga akuza për keqpërdorim të detyrës (Video)

Gjykata Themelore në Gjakovë, të hënën, e ka liruar nga akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare, punëtorin e Postës në Malishevë, Sahit Hoti.

Kryetari i trupit gjykues Gëzim Pozhegu, ka deklaruar se nuk është vërtetuar se i akuzuari Hoti, ka kryer veprën penale me të cilën e ka ngarkuar Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Gjatë shpalljes së aktgjykimit, gjykatësi Pozhegu, ka deklaruar se pas analizimit të rastit, ka ardhur në përfundim se i akuzuari Sahit Hoti është i pafajshëm, sepse në veprimet e tij nuk ka elemente të veprës penale me të cilën është akuzuar.

Të pranishëm në shpalljen e aktgjykimit, nuk ishin prokurori Ali Uka dhe as i dëmtuari Naim Sopaj.

I pandehuri Sahit Hoti, gjithashtu është liruar edhe nga shpenzimet procedurale, të cilat bien në barrën e Gjykatës.

Ndërsa, i dëmtuari Naim Sopaj, është udhëzuar në kontest civil.

Sipas aktakuzës, më 15 shtator 2017, Sahit Hoti në cilësinë e personit zyrtar-sportelist në zyrën postare në Postën e Malishevës, nuk përmbush detyrën zyrtare të tij dhe seriozisht i shkelë të drejtat e të dëmtuarit Naim Sopaj, si drejtor i NNP “Sopi” me seli në Prizren në lëndën e përmbarimit ku ka qenë si debitor kishte parashtruar një prapësim kundër urdhrit përmbarimor të përmbaruesit privat, Saranda Kuqi.

Sipas aktakuzës, më 15 shtator 2017, i dëmtuari kishte dërguar prapësimin të vendosur në zarf-pliko në Postën e Malishevës në sportelin ku të njëjtën e ka pranuar sportelisti, tani më i akuzuari Sahit Hoti, i cili e kishte vonuar dorëzimin e këtij dokumenti në Gjykatën Themelore në Prizren.

Sipas aktakuzës, ai një gjë të tillë e kishte bërë pas katër ditësh, por që kishte kaluar afati ligjor i prapësimit, me ç’rast Gjykata më pas kishte hedhur poshtë si të pasafatshme prapësimin e debitorit NNP “Sopi”.

Më Shumë

Dy të lënduar në Sllapuzhan të Suharekës, u therën me thikë nga një person

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore pasi të njëjtit ishin ther me thikë nga...

Aksidentohet rëndë familja pesëanëtarëshe nga Rahoveci, po ktheheshin në Gjermani

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Waldshut – Tingen të Gjermanisë, afër kufirit me Zvicrën. Është aksidentuar një familje e tërë shqiptare...

Lajmet e Fundit