9.6 C
Prizren
E premte, 14 Nëntor, 2025

Pusetat pa kapakë, rrezik për banorët e fshatit Korishë (Foto)

Pusetat e kanalizimeve kanë mbetur të hapura në trotuarin e rrugës në fshatin Korishë të Prizrenit. Ato po rrezikojnë jetën e banorëve të këtij fshati.

Artan Ukaj, banor i fshatit Korishë thotë se nga pusetat pa kapakë më të rrezikuar janë nxënësit.

“Mungesa e kapakëve pamundëson lëvizjen e lirë dhe rrezikon më së shumti jetën e nxënësve të shkollës”, thotë Ukaj.

Sipas tij, nxënësit e shkollës janë frekuentuesit më të shpeshtë të kësaj rruge.

“Kapakët prej betoni të vendosur në kanalin e ujit mbi trotuarë janë dëmtuar, dhe se askush nuk ka ndërmerr asgjë në rregullimin e tyre”, tregon Ukaj për “PrizrenPress”

Ai kërkon nga Kryesia e fshatit, por edhe nga Komuna e Prizrenit, që të marrin masa në vendosjen e kapakëve të pusetave.

“I bëj thirrje Kryesisë së fshati, dhe Komunës së Prizrenit, që të ndërmirren masa sa më shpejtë që është e mundur në eleminimin e këtij rreziku”, shprehet ai./PrizrenPress.com/

puseta2

Më Shumë

Mamusha është komuna që po prin me numrin e votuesve

Komuna e Mamushës ka shënuar daljen më të lartë në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, me 40.62 për qind të votuesve që kanë...

Bashkimi e mposht Reggiana-n në Prizren dhe shënon fitoren e dytë europiane

Në një ndeshje dramatike dhe të mbushur me kthesa, Bashkimi triumfoi ndaj skuadrës italiane Pallacanestro Reggiana me rezultat 77:76 në palestrën “Sezai Surroi” në...

Lajmet e Fundit