19.2 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025

Pushkët e porno profesorëve të PDK-së

Beq CufajShkruan:Beqë Cufaj
Mora një mesazh nga një mik i cili është një prej atyre personaliteteve të larta në hierarkinë e PDK-së. Nuk dua t’i përmendi emrin, jo pse do t’i shkaktoja ndonjë telashe por thjesht kam dëshirë ta ruaj diskrecionin e atij kontakti që e kemi qe sa vite. Më shkruante: “Bjeri trup se këtu përtojnë njerëzia ta shfletojnë kuptimin e makiavelizmit dhe klientelizmit”. Iu përgjigja me një buzëqeshje dhe falenderim për, ja po i them, komplimentin. Sepse në një mënyrë ai miratonte atë që shënoja për konceptin, ose thënë edhe më mirë, mentalitetin e kësaj partie.

Nuk shkuan shumë orë dhe më duhej që t’i jepja të drejtë në kritikën e hiperteorizimit të mentalitetit të tyre. Sepse ishin imazhet ato që shpjegonin çdo gjë. Në pragdimrin vitit 2014.

Kur në eter i shihja të mbledhur në Hotel Victory. Dikund lexova bile sesi njëri politikan nga Blloku u thoshte që duhej të shkonin në Kuvend e jo në Hotel Victory dhe atje të debatohej për daljen nga kriza… Kjo është e vërtetë por ai deklarues emri i të cilit tashti nuk më kujtohet duket që o s’e njeh historinë e Kosovës dhe me këtë edhe të PDK-së si pjesë e patjetërsueshme e saj- me krejt të mirat e të këqijat e saj, ose nuk e kapte një element esencial të mentalitetit të udhëheqësve të kësaj partie.
Është nostalgjia. Dhe lidhja e moçme me atë vend ku kjo parti bënte heroizmat e pasluftës për të cilat kritikët e saj jo rrallë thonë: aty, pikërisht në atë vend që quhet Hotel Victory filloi zaptimi i madh i Kosovës.

U kthyen pra pikërisht në atë vend më tepër se diskutabil. Dhe, nëse i keni harruar imazhet e djeshme po provoj t’ua kujtoj. Dukeshin keq. Si ishin ulur. Ngushtë edhe të ngushtuar. Me tesha të zeza e shtrenjta paluar pranë njëri-tjetrit në karriga të bardha plastike. Me fytyra e flokë të ngjyera e lyera nga parfumet e dyqaneve të shtrenjta të Evropës. Dhe po: me tone të cilat aspak nuk sillnin vetkritikë, pendesë, pasqyrë reale të gjendjes së tyre si subjekt politik por edhe si qytetarë të këtij nënqielli.
Ta ketë trashur (edhe mendërisht!) pushteti PDK-në kaq shumë saqë të mos sheh rreth vetes? Natyrisht. Apo s’e patë dhe dëgjuat atë Porno Profesorin e Prizrenit sesi fliste? Si një rrugaç i cili përziente latinishten me vokabularin luftarak të cilin s’ka si të mos e ketë mësuar prej atyre me të cilët e kanë prodhuar.

Të kota, për të mos thënë tragjikomike ishin mëpas tonet “qetësuese” të Kadri Veselit që provonte t’i tregonte profesorit të “tij”. Sepse është pikërisht ai profesor dhe katër a pesë kryetarët e tyre të komunave që ishin dhe janë në ballafaqim direkt me gjyqësinë që shpjegojnë më së miri mentalitetin- sërish makiavelist dhe sërish klientelist, të kësaj partie. Dhe janë porno profesorët e tjerë të kësaj partie që këtë vend e kanë sjellur në këtë deregje me mentalitetin e tyre fodull.

Folklorizmi i ziafetit të djeshëm të PDK-së me gjuhën e kërcënimeve për “zgjedhje” e për “haire” nuk ka si të mos na e bëjë të qartë si asnjëherë më parë që askujt s’i bën më mirë sesa vet kësaj partie të shkojë në opozitë. Të hollohet paksa. Dhe sheh veten para një fakti të kryer që s’po don e s’po mundet ta realizojë: që askush s’po don të ketë punë më me ta. Apo s’do të ishte e trishtë që njeriu të ulet me porno profesorët e PDK-së që në fjalorët e tyre edhe në vitin 2014, s’kanë lapsa, ose edhe kur i kanë i keqpërdorin ata për të shkruar “vendime” që s’ua gjenë shoqet as në Afrikë e Amerikë Latine, por para së gjithash kanë “pushkën plot” për “komplotistët”.

Janë pra këta dhe këso profesorësh që këtë Kosovën e shkretë e kanë rrjepur deri në palcë: ia kanë marrë edhe lëngun e fundit të shpresës për të qenë pjesë e Evropës. Sepse me pushkën dhe lapsin e tyre kanë prekur kudo: nga arsimi të cilin e kanë hedhur në humnerat e pafundme të pashpresës, shëndetësia të cilën e ke si në lazarate të vendeve të pasluftës e deri tek izolimi e getoizimi i një shteti dhe populli të tërë.Sot me siguri nuk do të marr mesazh nga ai miku i PDK-së./gazeta blic/

Më Shumë

Policia shqiptoi për 24 orë, 1782 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1782 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Bajram Kastrati jep dorëheqje nga AAK- ja në Prizren, pas 17 vjetësh angazhim politik

Asambleisti i Kuvendit Komunal të Prizrenit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bajram Kastrati, ka bërë të ditur se ka dhënë...

Lajmet e Fundit