21.4 C
Prizren
E martë, 17 Qershor, 2025

Pushojnë hetimet ndaj Samir Hoxhës, Nijazi Kryeziut dhe Vesel Hoxhajt (Dokument)

Prokuroria Themelore në Prizren, ka pushuar hetimet ndaj Samir Hoxhës, Nijazi Kryeziut dhe Vesel Hoxhajt. Ata kanë qenë të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në rastin e rrënimit e Shtëpisë dhe Hanit të Mullafazlive në Prizren.

“Pushohet procedura hetimore kundër të pandehurve Samir Hoxha, Nijazi Kryeziu dhe Vesel Hoxhajt nga Prizreni”, thuhet në aktvendimin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, drejtori i Urbanizmit, Nijazi Kryeziu dhe ish-kryesuesi i Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Prizrenit, Vesel Hoxhaj nga muaj dhjetor i vitit të kaluar, kanë qenë duke u hetuar nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.

Këta tre zyrtarë janë hetuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e rrënimit e Shtëpisë dhe Hanit të Mullafazlive në Prizren.

Prokuroria në Prizren, ndërkaq për këtë rast ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarve Nexhmedin Musliu, inspektor i ndërtimtarisë në Drejtorinë e Inspektoratit të Komunës së Prizrenit si dhe ndaj Refki Musbegut, bashkëpunëtor profesional në Drejtorin e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren.

“Ua bëj me dije se për rastin në fjalë ku ndaj të lartëpërmendurve kanë pushuar hetimet kemi ngritur aktakuzë ndaj Nexhmedin Musliut dhe Refki Musabegut”, thuhet në aktvendimin e Prokurorisë në Prizren, shkruan PrizrenPress.

Hani i familjes Mullafazliu, një prej objekteve të rralla në Prizren, kaloi më 2 gusht të këtij viti në pronësi të një biznesmeni të shitjes së tekstilit. I njëjti e rrënoi atë. Pas kësaj Prokuroria kishte ngritur aktakuzë ndaj rrënuesit.

Për këtë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve kishte mohuar se ia ka dhënë lejen për rrënim duke paralajmëruar se do të nis procedurat për rrënimin e shtëpisë. Bashkë edhe drejtori i Urbanizmit, Nijazi Kryeziu, i kishte thënë se objekti i Hanit nuk ka pasur leje për rrënim. Por, Arben Berisha, biznesmeni,pretendoi se kishte leje për rrënim.

Edhe shoqëria civile në Prizren, pati reaguar për rrënimin e objektit./PrizrenPress.com/

1

2

Më Shumë

Aktakuzë kundër katër personave për shitblerje të narkotikëve në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren të hënën ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj katër të pandehurve për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën...

Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, refuzon ekstradimin e tij në Serbi

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë ka liruar nga burgu Jeton Dervishin, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi 38-vjeçari nga Prizreni është...

Lajmet e Fundit