5.6 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Putini kërkon dorëzimin e luftëtarëve ukrainas që ndodhen në fabrikën e çelikut në Mariupol

Një operacion i tretë për tërheqjen e civilëve nga Mariupoli pritet zhvillohet të premten, ka bërë të ditur OKB-ja, pasi më shumë luftime u raportuan për kontrollin e një fabrikës së çelikut “Azovstal” ku po qëndrojnë mbrojtësit e fundit ukrainas.

Rreth 200 civilë besohet gjithashtu se fshihen në bunkerë në uzinë, raporton BBC të premten.

Shefi i OKB-së Antonio Guterres ka thënë se duhet bërë gjithçka për t’i “larguar njerëzit nga këto peizazhe ferri”.

Ndërkaq, presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se forcat e tij janë të gatshme t’u japin civilëve kalim të sigurt, por luftëtarët duhet të dorëzohen.

Putini e ka shpallur tashmë fitoren në Mariupol, duke urdhëruar forcat e tij të mbyllin zonën e madhe industriale, e cila ishte projektuar gjatë Luftës së Ftohtë për të shërbyer si një bunker bërthamor dhe ka një rrjet tunelesh thellë nën tokë.

Megjithatë, forcat e mbetura ukrainase brenda fabrikës së çelikut – luftëtarë nga regjimenti Azov, disa marina, roje kufitare dhe policë, thonë se sulmet ruse po vazhdojnë.

Por Kremlini mohoi se forcat e tij ishin përpjekur të sulmonin centralin dhe këmbënguli se një korridor humanitar ishte i hapur si pjesë e një armëpushimi tre-ditor që filloi të enjten.

Më Shumë

Vdes një 34-vjeçar në Prizren, dyshohet se është goditur nga një veturë

Një rast i rëndë ka ndodhur sonte, më 18.03.2026, në Prizren. Një 34-vjeçar është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Prizrenit rreth orës...

Dyshohet për falsifikim parash në Malishevë, rasti nën hetime

Një rast i dyshuar i falsifikimit të parasë është evidentuar në Malishevë, pasi në një bankomat janë deponuar kartëmonedha që dyshohet të jenë të...

Lajmet e Fundit