22.8 C
Prizren
E enjte, 11 Gusht, 2022

‘DokuFest’ bëhet festival nominues për EFA, MKRS: Një arritje e jashtëzakonshme

“DokuFest” bëhet festival nominues për Çmimet e Filmit Evropian.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka reaguar sot duke i uruar për këtë sukses të jashtëzakonshëm duke e quajtur një festival të përmasave botërore.

Ky është postimi i plotë nga MKRS:

Veprimtaria e tyre i ka shndërruar në festival të përmasave botërore.

DokuFest tashmë është kthyer në një platformë të veçantë, ku përveç organizimit të festivalit po vazhdon puna me përkushtim e cilësi në fushën e filmit dhe programeve të edukimit.

Kësaj radhe ata kanë arritur një sukses të madh. Janë përzgjedhur nga Akademia Evropiane e Filmit si një ndër festivalet e filmit nominues për Çmimet e Filmit Evropian në dy kategori, të filmit të shkurtër dhe të filmit dokumentar. Një arritje e jashtëzakonshme për festivalin si dhe për skenën e filmit të Kosovës.

Po ashtu DokuFest këtë vit është një nga 10 festivalet partnere të seksionit Cannes Docs në kuadër të tregut më të madh të filmit në botë gjatë festivalit prestigjioz të Kanës. Ky është viti i parë që ata do të kenë mundësi të prezantohen dhe të promovohen në këtë program. Cannes Docs ofron një hapësirë dhe program të posaçëm të eventeve për të gjithë profesionistët e filmave dokumentar – si krijuesit e filmave e po ashtu edhe vendimmarrësit e industrisë.

Kjo është një mundësi tejet e mirë e krijimit të marrëdhënieve me festivale e film bërës nga gjitha bota dhe zgjerimit të rrjetit të profesionistëve të cilët do të ndihmojnë në zhvillimin dhe fuqizimin e gjeneratave të reja të film bërësve në vendin tonë.

I përgëzojmë ekipin e DokuFest për punën që po bëjnë dhe njëkohësisht për promovimin e kinematografisë së Kosovës.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Më Shumë

Zyrtare: Ponte Prizreni përforcohet me amerikanin Angelo Stewart

Ponte Prizreni ka njoftuar se ka nënshkruar me amerikanin De Angelo Stewart. Stewart së fundi ishte pjesë e skuadrës Guimares në Superligën Portugeze ku luajti...

Për 24 orë në Prizren janë ngritur 8 aktakuza kundër 8 personave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzeteshtatë (47) aktakuza kundër pesëdhjetenëntë (59) personave,...

Lajmet e Fundit