3.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Nëntor, 2023

PZHK prezantoi projektin për zgjerimin e urës në qytetin e Malishevës

prezantimiGrupi i punës për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK), ka bërë prezantim publik të projektit “Përmirësimi i lëvizshmërisë dhe hapësirave publike në qendrën e qytetit”, në Malishevë.  Përmes këtij prezantimi, janë njoftuar qytetarët pjesëmarrës, me këtë projekt, i cili ka për qëllim zgjerimin e trotuareve në urën mbi lumin Mirusha, urë në të cilën, lëvizshmëria është e kufizuar për shkak të hapësirës.

Në këtë prezantim, ishin të pranishëm edhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, përfaqësues të UN HABITAT-it, si bashkë financues dhe bashkë hartues të PZHK-së, si dhe qytetar të Malishevës, e më gjerë, të cilët dhanë kontributin e tyre në finalizimin e këtij projekti.

Kryetari i Malishevës, z.Ragip Begaj, e quajti shumë të rëndësishëm, këtë projekt dhe në tërësi hartimin e Planit Zhvillimor Komunal, ndërsa zyrtarët e UN HABITAT-it, përgëzuan ekipin komunal, për punën e tyre, në të gjitha fazat e hartimit të këtij plani në përgjithësi dhe këtij projekti në veçanti. “Besoj që komuna e Malishevës do të jetë shembull me këtë projekt, ngase implementimi i këtij projekti është i domosdoshëm dhe i dobishëm për hapësirën e lëvizshmërisë së qytetarëve. Është e nevojshme dhe në interes të banorëve të Malishevës “ tha në mes tjerash kryetari Begaj.

Në këtë prezantim, nga ana e UN HABITAT-it, u bë e ditur se PZHK e Malishevës, është në harmoni të plotë me Ligjin për Planifikim Hapësinor të Kosovës dhe Komuna e Malishevës, është marrë si shembulli më i mirë dhe model për komunat tjera, në hartimin e këtyre planeve në harmoni me ligjin.

Sipas prezantimit për projektin e zgjerimit të urës në Malishevë, parashihet zgjerimi i trotuareve përgjatë urës, ku mund të lëvizin qytetarët pa problem, sikur edhe personat me aftësi të kufizuara, pastaj dekorimi i urës, kufizimi, hapësira përgjatë lumit Mirusha, ku parashihen trotuare, ulëse dhe mbi të gjitha hapësira të gjelbra./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bogdanoviq: E vërteta është se Adem Jashari nuk është terrorist, vdiq duke u mbrojtur nga skuadra e vdekjes së Millosheviqit

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq ka thënë se e vërteta për familjen Jashari është shtrembëruar vazhdimisht nga Serbia. Opozitari më i madh i...

Rruga Zhur-Sharr e bllokuar nga bora, vozitësit në vështirësi të mëdha

Në fund të nëntorit, bora ka zë në befasi institucionet gjegjëse, pasi disa rrugë thuajse janë bërë të pakalueshme. Një rrugë që është e mbuluar...

Lajmet e Fundit