6.7 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Qëllohet me armë helikopteri, vriten tre ushtarë meksikan

Një helikopter ushtarak është qëlluar me armë zjarri në shtetin Jalisco në Mekisë, ku mbetën të vdekur 3 ushtarë, 3 janë shpallur të zhdukur, ndërsa 12 të tjerë janë plagosur.

Ngjarja është konfirmuar nga Ministria Mbrojtjes në Meksikë, e cila tha se avioni është detyruar më pas të bëjë ulje të detyruar.

Dhuna në Jalisco, një nga shtetet më të rëndësishme ekonomikisht në Meksikë, është një shqetësim që ka ardhur në rritje për Presidentin Enrique Pena Nieto, i cili është zotuar se do të kthejë normalitetin në vend pas viteve të tëra të dhunës nga bandat e drogës.

Sipas një zyrtari të qeverisë, i cili foli në kushte anonimati, sulmi është kryer nga anëtarë të kartelit të drogës “New Generation”, transmeton TCH.

Të premten u përfshi nga dhuna edhe kryeqyteti i Jalisco, Guadalajara, i cili është qyteti i dytë

më i madh në Meksikë. “Ky është një reagim ndaj operacionit që kemi nisur, por ai do të shkojë deri në fund duke arrestuar drejtuesit e këtij karteli”, tha Guvernatori i Jalisco, Aristoteles Sandoval.

Ai shtoi se të paktën 7 persona janë vrarë në Jalisco, ndërsa 15 të tjerë janë plagosur.

Më Shumë

Në Prizren hapet ekspozita me veprat osmane në Hungari

Ambasada e Hungarisë në Kosovo, në bashkëpunim me Komunën e Prizren, organizoi mbrëmë ekspozitën fotografike “Veprat osmane në Hungari” në Galerinë e Shtëpisë së...

Ylli i bashkohet Pejës në finale

Golden Eagle Ylli është finalisti i dytë i Ligës Unike. Therandasit në gjysmëfinale fituan ndaj Besëlidhjes me rezultat 63:76. Të enjten do të zhvillohet ndeshja për...

Lajmet e Fundit