Policia në Prizren arreston hajnat e veturave

Në mesnatë, rreth orës 02:30 minuta, përmes telefonit 192, Policia në Prizren ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në rrugën “Petrit Bytyqi” po ndodh një vjedhje nga një automjet Golf II.

Një patrullë e Njësisë Reaguese ka shkuar në atë lokacion dhe ka marrë informatat e para nga vendi i ngjarjes e më pas ka filluar kërkimi për të dyshuarit.

“Pas shpërndarjes së informatave përmes rrugëve operative, rreth orës 02:40 minuta, në rrugën ‘Adem Jashari’ është ndaluar një automjet Golf V me targa 04; me tre të rinj dhe gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit janë gjetur një radio dhe tre akumulatorë të automjeteve. Gjatë intervistës në prani të avokatëve mbrojtës është bërë e ditur se gjatë natës janë thyer tri automjete: një Golf II; një Reno Clio dhe një VW Passat”, bën me dije Policia nga Rajoni i Prizrenit.

Pas intervistave, është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që tre të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor.

Më Shumë

Totaj priti veteranët dhe invalidët e UÇK-së: Kontributi i tyre mbetet themel i lirisë sonë

Me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Prizrenit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta,...

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Lajmet e Fundit