5.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Qendra për Trashëgimi Kulturore i reagon Komunës së Prizrenit

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore ka mohuar lajmin se Komuna e Prizrenit dhe kjo qendër ka përpiluar listë të objekteve që paraqesin rrezik brenda Qendrës Historike të Prizrenit.

Sipas kësaj qendre, lista e Drejtorisë së Emergjencave dhe Sigurisë ka ardhur si kërkesë për shqyrtim në QRTK, kërkesë të cilën e kanë shqyrtuar në qendrën rajonale dhe iu kanë kthyer përgjigje, duke dhënë konkluzionet për çdo objekt i cili ka qenë në listë.

”Dje në faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit është plasuar një lajm, ku tregon për punët e Drejtorisë së Emergjencave dhe Sigurisë, si dhe Drejtorisë së Inspektoratit në Qendrën Historike të Prizrenit, respektivisht zbatimin e disa veprimeve për rrënim të objekteve në Qendrën Historike të Prizrenit, duke u bazuar në një listë kinse të përpiluar në bashkëpunim me QRTK-në. Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren në asnjë moment nuk ka dhënë pëlqim për rrënimin e objekteve në Qendrën Historike të Prizrenit, përkundrazi, ka kërkuar nga Komuna e Prizrenit që të bëj përforcimin dhe sigurimin e strukturave të objekteve, përveç rasteve të evidentuara për pastrim të rrënojave të objekteve të cilat janë të rrënuara”, thuhet në komunikatën e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore

Më Shumë

Kryetarja Emra: Gjykata e Prizrenit nuk ka pasur kapacitet për 109 të ndaluarit për keqpërdorim të votave

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, në një intervistë në “Tempus” foli edhe për aksionin ndaj të dyshuarve për keqpërdorim me vota,...

Alley Oop në Suharekë

Gara e ardhshme e Alley Oop në 3x3 do të mbahet në Suharekë. Ky event do të mbahet më 19 prill në Palestrën “13 Qershori”...

Lajmet e Fundit