12.8 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

“Qeni legjendar”, film mbi kufirin e hekurt mes Kosovës dhe Shqipërisë

Film-Qeni legjendarUlay dhe Marina Abramoviç organizojnë një udhëtim më 1997. Udhëtimi i tyre kurorëzohet me një performancë që ndodh në kufirin në mes të Kosovës, një shteti ish-jugosllav, dhe Shqipërisë në diktaturë socialiste që e bën të pamundur lëvizjen e lirë të shqiptarëve në dy shtetet e një kombi.

Filmi “Qeni legjendar” i regjisorit Alban Muja, është dhënë premierë për publikun prishtinas në ditën e dytë të festivalit të filmit “PriFest” që po mbahet në kryeqytet.

Regjisori Muja ka thënë se ajo çfarë më ka interesuar mua në këtë storie të artistit Ulay dhe ish-bashkëshortes së tij, artistes Marina Abramoviç, ka qenë udhëtimi i tyre në Kosovë që për mua ka qenë i rëndësishëm, dhe kjo më ka shtyrë që unë të hulumtoj se cila ka qenë arsyeja që ata kanë vendosur në atë kohë të bëjnë këtë udhëtim.

“Mua më së shumti më ka interesuar fakti që ata kanë pasur në familje një anëtar kosovar, ky ishte Alba qeni i tyre. Ata e kanë gjetur atë në Kosovë, e kanë transportuar për në Trieste duke e futur në pallton e Tomislav Gotovacit”, ka thënë Muja gjatë një konference që u mbajt gjatë ditës së djeshme, shkruan Zëri.

Më tej, regjisori, njëherësh edhe skenaristi, Muja, ka thënë se deri tek ardhja e idesë për realizimin e këtij filmi pesëmbëdhjetë minutash ka ardhur si rezultat i një ftese që kishte marr nga Ulay për kremtimin e 70-vjetorit të lindjes së tij.

“Kam qenë i ftuar në 70-vjetorin e lindjes së tij në Lubjanë dhe pasi që ai kishte parë disa nga punimet e mia ai më tregoi rrëfimin e tyre të udhëtimit për në Kosovë dhe erdhi deri te ajo që vendosëm ta bëjmë dokumentar storien e tyre”, u shpreh Muja.

Për dyshen, që është protagoniste në këtë film, Shqipëria ishte gjithmonë vend kureshtje sepse në të kishin shumë pak qasje. Alba i cili i takonte racës së veçantë të qenit në Kosovë, qenit të Sharrit, që në atë kohë përdorej si aset kombëtar, jetoi katërmbëdhjetë vjet me çiftin e famshëm.

Regjisori, Alban Muja, ka treguar se për realizmin e këtij filmi nuk ka shpenzuar fare buxhet.

“Xhirimet e filmit kanë zgjatur vetëm një ditë, ndërkaq i gjithë procesi i përfundimit të filmit na ka marrë tre ditë punë. Filmi nuk ka buxhet është bërë pa pare”, ka thënë Muja, i cili më pas ka shtuar se nëse ka një ide për një film dhe vullnet, atëherë filmat mund të bëhen edhe pa buxhet.

Në kuadër të ditës së dytë të festivalit “PriFest” janë shfaqur edhe filmi i animuar “Plisi”, pastaj filmat e tjerë si “Udhëtim në Malin e Tomorit”, “Piano Room”, “Gjeografi humbi globin e tij” dhe shumë filma të tjerë.

Më Shumë

Arrestohet një 17-vjeçar në Rapç të Dragashit për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Një 17-vjeçar është arrestuar të enjten në fshatin Rapç të Dragashit, në një manifestim tradicional ku morën pjesë mijëra qytetar nga kjo zonë. Këtë e...

Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj shtatë personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria Themelore e Prizrenit, gjegjësisht Departamenti i Krimeve të renda ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave. B.K., A.R., V.K., Z.T., A.E., H.B dhe A.T, dyshohetn...

Lajmet e Fundit