13.7 C
Prizren
E hënë, 12 Maj, 2025

Qeriqi: Manipulimet me listat e Veteranëve, përgjegjësi e Komisionit

Xhevdet QeriqiNuk kanë të ndalur pakënaqësitë me listat e veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së. Edhe përkundër publikimeve të pjesshme në rajonet e ndryshme të Kosovës kanë vazhduar kritikat qoftë për harresa të qëllimshme të veteranëve e invalidëve por shumë më tepër edhe për manipulimet dhe falsifikimet masive me këto lista.

Xhevdet Qeriqi, që drejton Këshillin për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, listat e veteranëve i sheh të fryra dhe shpreh çudi për këtë fakt.

Ai në një deklaratë për Gazetën Blic, ka thënë që përgjegjësia për këto manipulime i takon Komisionit vlerësues.

“Në bazë të bisedave që kam pasur me veteranët mendoj së është e pa drejtë që dikush po mundohet të përfitoj në kurriz të tyre, nuk e di së qyshe pa qenë fare në luftë mundohet të përfitoj beneficione në kurriz të tjerëve”, tha Qeriqi për këtë gazetë.

Qeriqi ka thënë po kështu së gjatë procedurës së aplikimit është dashur që personat aplikues ti nënshtrohen një kriteri në formularin e aplikimit, që pastaj të mos mbetet hapësirë për manipulim.

“Po mendoj se gjatë aplikimit është dashur që të këtë kritere në formularin për aplikim për statusin e veteranit që të mos ketë hapësirë për të manipuluar, por fatkeqësisht kjo s’ka ndodhur dhe kështu i është dhënë mundësia secilit qytetar të aplikojë dhe ata njerëz të pandërgjegjshëm po e shfrytëzojnë këtë për ta gëzuar këtë status pa qenë fare në luftë”, ka thënë Qeriqi.

Sipas tij për të gjitha këto që kanë ndodhur më vendosjen e personave në lista të veteranëve pa plotësuar kriteret, e që u është dhënë mundësia e gëzimit të këtij privilegji në shpinën e tjerëve, është faji i komisionit, pasi që ata janë përgjegjës për këtë gjë.

Më Shumë

Instituti “Katalea” për vrasjen e vajzës nga i ati në Prizren, alarm për reflektim dhe veprim shoqëror

Instituti për Psikologji dhe Kriminologji “Katalea” me seli në Prizren përmes një reagimi ka vlerësuar se vrasja e vajzës 15-vjeçare nga i ati në...

Nxehen gjakrat në Kijevë të Malishevës, burri godet xhamin e veturës pasi fjaloset me një person

Një burrë është arrestuar në Kijevë të Malishevës, i cili dyshohet se pas një fjalosje në komunikacion, ka dëmtuar xhamin e veturës së viktimës. Rastin...

Lajmet e Fundit