9.6 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Qeveria e Kosovës mbyll shkollat deri me 27 mars

Qeveria ka njoftuar se që nga dita e enjten, deri me 27 mars, të gjitha shkollat në vendin tonë do të mbyllen për shkak të coronavirusit.

Kjo është bërë e ditur në mbledhjen e Qeverisë.

Sipas, Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike, deri me tani Kosova ende nuk ka të infektuar me coronavirus.

IKSHP, apelon të kihet kujdes duke i respektuar rregullat

Sikurse edhe ditëve të kaluara, MSh dhe IKSHPK do ta njoftojnë në kohë reale publikun për rastet e testuara për coronavirus dhe rezultatet e tyre./Telegrafi/

Qeveria me mbledhje urgjente nga ora 20:00, pritet të mbyllen shkollat për shkak të coronavirusit

—-Qeveria e Kosovës, sonte do të mbajë një mbledhje urgjente.Përmes agjendës, zyra e kryeministrit ka njoftuar se mbledhja e Qeverisë do të mbahet në orën 20:00.

Burime të Gazetës Blic, bëjnë të ditur se arsyeja e mbledhjes është vendimi që të ndërpritet mësimi për shkak të rrezikut të coronavirusit.

Pas pak pritet të fillojë mbledhja dhe të merret vendimi për mbylljen e shkollave deri në kalimin e rrezikut nga virusi

Më Shumë

Kosova mbyll stërvitjet zyrtare, gati për duelin vendimtar ndaj Turqisë

Kombëtarja e Kosovës ka përmbyllur seancën e fundit stërvitore para finales së “play-off”-it ndaj Turqisë, që zhvillohet nesër në ora 20:45 në stadiumin Stadiumi...

Përkujtohet dëshmori Xhevdet Morina në 27-vjetorin e rënies

Në 27-vjetorin e rënies heroike është përkujtuar dëshmori i kombit, Xhevdet Qazim Morina, i cili ra më 30 mars 1999 gjatë luftimeve në vendin...

Lajmet e Fundit