15.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Qeveria e Kosovës miraton rregulloren për organizim të brendshëm të Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës, pas propozimit të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka miratuar Projekt Rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Ministri Gashi tha se “Objektivat kryesore të kësaj projekt-rregulloreje janë organizimi i brendshëm dhe sistematizimi i vendeve të punës në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në harmoni të plotë me Ligjin për Administratën Shtetërore të Kosovës.

Po ashtu, ministri Gashi tha se “miratimi i kësaj rregulloreje do të sjellë qartësi të një niveli më të lartë, dhe do të ndikoj edhe në përformancën e stafit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, pasi që do të ketë ndikim të drejtpërdrejt në funksionimin e strukturës organizative. Dispozitat e kësaj Rregulloreje janë në përputhje me dispozitat e legjislacionit të BE si dhe me prioritetet e Qeverisë së Kosovës”.

“Kjo Rregullore ka kosto buxhetore mirëpo nuk krijon obligime buxhetore shtesë pasi që mjetet financiare do te ndahen nga linja për Paga dhe Mëditje e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”. Po ashtu nuk ka nevojë për krijim të mekanizmave shtesë, sepse mekanizmat për zbatimin e saj tanimë janë funksionale. Duke marr parasysh atë që u tha me lartë, kërkoj nga ju aprovimin e Rregullores”, shtoi ministri Gashi.

Më Shumë

Gjenden mbetje të eshtrave në Rahovec, dyshohen se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës, janë gjetur gjatë gërmimeve në Rahovec. Mbetjet eshtërore janë dërguar...

Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë

Një grup besimtarësh myslimanë në Prizren kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta falur Namazin e Fitër Bajramit në xhaminë Osmani R.A. në...

Lajmet e Fundit