11.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Studentët e Universitetit të St.Gallen në Zvicër vizituan Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

Studentët e Universitetit të St.Gallen në Zvicër vizituan Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

Zëvendës i u.d. Rektorit të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina dhe u.d. Drejtori i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë Përparim Avdullahu, të enjten kanë pritur në takim një grup me studentë të Fakultetit të Edukimit në Universitetin St.Gallen në Zvicër. U.d. Prorektori Morina me këtë rast, pasi u shprehi mirëseardhje, theksoi se UPZ edhe pse është universitet relativisht i ri, ka shënuar suksese të shumta gjatë këtyre viteve të funksionimit.

Ai i njoftoi studentët zviceran me përbërjen e universitetit, me sfidat dhe të arriturat gjatë këtyre viteve. Prorektori Morina bëri të ditur se në këtë universitet janë gjashtë njësi akademike dhe theksoi se specifik është organizimi i studimeve krahas gjuhës shqipe edhe në gjuhën turke dhe boshnjake në Fakultetin e Edukimit dhe FSHK, ndërkaq bëri të ditur se në Fakulteti e Filologjisë krahas gjuhës dhe letërsisë shqipe janë edhe drejtimet e gjuhës angleze dhe gjermane.

Prorektori Morina tha se Kosova do të jetë mirënjohëse përjetësisht për popullin dhe shtetin zviceran për kontributin e dhënë për popullon dhe shtetin e Kosovës. Ndërkaq ai theksoi se menaxhmenti i këtij universiteti me në krye u.d. rektorin Temaj është duke punuar për të ngritur në nivel edhe më të lartë këtë universitet.

Ndërkaq u.d. Drejtori i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë z. Avdullahu theksoi se universiteti është i interesuar që të vendos bashkëpunim me universitetet evropiane dhe në këtë kuadër është i mirëpritur bashkëpunimi me universitetit zvicerane. Ai theksoi se shtetet gjermanofolëse dhe në përgjithësi ato perëndimore, krahas universiteteve tjera kanë dhënë kontribut të madh në themelimin dhe ngritjen e këtij universiteti dhe presim që ky bashkëpunim të zgjerohet dhe thellohet në të ardhmen.

Në krye të grupit të studentëve zviceran ishte Erika Masina delegate për edukim në Caritasin Zviceran në Kosovë. Ajo theksoi se ndihet e nderuar që gjendet në UPZ dhe u fascinua me të arriturat që ka shënuar ky universitet gjatë këtyre viteve.

Gjatë vizitës studentët zviceran ndoqën një ligjëratë të përbashkët me studentët e Fakultetit të Edukimit në UPZ-së, te profesori Dr. Sc. Fatmir Mehmeti. Ata simuluan aktivitete të përbashkëta të paraparë në planprogramet e këtij fakulteti. Studentët zviceran u ndan mjaft të kënaqur me nivelin e mësimdhënies dhe mësimnxënies në UPZ. Fakulteti i Edukimit në UPZ ka përvojë me dekada dhe Prizreni është qyteti ku arsimi i lartë ka filluar pas Prishtinës.

Më Shumë

Pse e ndërpreva seksin për një vit!

“Në mars të vitit 2018, ndalova seksin. Vendosa që për një vit të mos bëj seks apo ndonjë gjë që lidhet me të.” Francisco...

Distria Krasniqi kampione e Evropës në xhudo

Krenaria e Kosovës, Distria Krasniqi, arriti të sjellë edhe një medalje të artë për Kosovën, kësaj radhe duke triumfuar në Kampionatin Evropian për Senior...

Lajmet e Fundit