9.7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Qeveria e Mashtrimit

9 muajt e pasuksesshëm të kabinetit Mustafa-Thaçi

Zotimet programore dhe elektorale mbetën në letër

Sipas shoqërisë civile, opozitës dhe analistëve politikë, me këto ngecje serioze në zhvillimin e vendit vetëm sa po dëshmohet se edhe kjo qeveri nuk është asgjë tjetër veçse një formë tjetër e vazhdimësisë dhe ruajtjes së qeverisjes së keqe nga e kaluara

Derisa kryeministri Mustafa, po vetëlavdërohet duke pretenduar se në këta 9 muaj të qeverisjes së tij, në përbërjen e re të koalicionit me PDK-në, ka arritur të bëjë shumë ndryshime, duke trumbetuar se po arrin ta përmbushë një pjesë të madhe të programit qeverisës për këtë vit, shoqëria civile, analistët politikë dhe opozita nuk po i shohin askund këto ndryshime pozitive, me të cilat vetëlavdërohet kreu i ekzekutivit të vendit dhe anëtarët e kabinetit të tij.

Në raportimin e fundit analitik, të përmbushjes së objektivave të qeverisë Mustafa, lëvizja ‘Fol’, nëpërmes platformës monitoruese Isa Metri dha vlerësim tepër negativ për performancën e këtyre muajve të parë të qeverisë Mustafa. Përfaqësuesit e subjekteve politike në opozitë dhe analistët e pavarur gjithashtu konsiderojnë se pavarësisht daljes së kryeministrit Mustafa dhe ministrave të tij në konferenca shtypi me disa të thëna për punën që kanë bërë, lëvizjet pozitive akoma janë të paprekshme për qytetarin e zakonshëm të shtetit të Kosovës.

Sipas shoqërisë civile , opozitës dhe analistëve politikë, me këto ngecje serioze në zhvillimin e vendit vetëm sa po dëshmohet se edhe kjo qeveri nuk është asgjë tjetër veçse një formë tjetër e vazhdimësisë dhe ruajtjes së qeverisjes së keqe nga e kaluara…/kosova sot/

Më Shumë

Sot, protestohet kundër rritjes së çmimit të energjisë

Dy organizata të shoqërisë civile, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe organizata “Përpjekja”, kanë paralajmëruar për sot protestë kundër rritjes së mundshme të...

Prizren, aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfetit

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve A.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë...

Lajmet e Fundit