19 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025

Qeveria e përuli Kuvendin

Legjislatura e tanishme e Kuvendit të Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e zhvilluara para dy vjetësh, e pesta me radhë në realitetin e ri të krijuar pas luftës, ka vetëm edhe një muaj e gjysmë për të shkuar në pushimet e verës, por nga njohësit e punës së bërë deri më tash, po vlerësohet si një nga legjislaturat më të nënshtruara ndaj Ekzekutivit dhe grupeve klienteliste të dy partive politike në pushtet, shkruan Kosova Sot.

Sipas analistëve, Kuvendi i Kosovës, me mospunën e bërë për gati dy vjet, është shndërruar tërësisht në marionetë të Qeverisë dhe mbrojtës të interesave të ngushta klienteliste oligarkike, duke harruar përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të popullit.

Profesori i së Drejtës dhe ishdeputet i Kuvendit të Kosovës, Riza Smaka ka thënë se asnjë temë serioze dhe asnjë vendim që përmirëson jetën e qytetarëve nuk është marrë deri më tash në këtë mandat parlamentar të koalicionit PDK-LDK, përveç disa temave të domosdoshme që i ka imponuar Qeveria e Kosovës.

“Legjislatura e tanishme, falë përjashtimeve të pakta, kurdoherë është tepër konformiste me Qeverinë, e cila jo rrallëherë i imponon Legjislativit vendime të padrejta dhe e shtyn atë në akte problematike, edhe përkitazi me rendin juridik dhe me interesat e vendit- në shkelje kushtetuese. Po të ishte kjo legjislaturë konsekuente me rolin e funksionin e deputetit të pandikuar nga përkatësia politike dhe autoritarizmi i liderit, sanksionuar edhe me Kushtetutë, do të solidarizohej më qëndrimet e drejta të opozitës dhe do të kërkonte përgjegjësi nga Qeveria për shkelje të Kushtetutës, si dhe shkarkimin e saj me shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, tha Smaka për Kosova Sot.

Më Shumë

Nesër nis PrizrenFest, me 20 shfaqje ndërkombëtare në 11 skena teatrore në qytet

Edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Ambient të Hapur PrizrenFest do të mbahet sivjet nga data 21 deri më 28 korrik...

Albulena Balaj-Halimaj kandidate e Nismës për kryetare të Prizrenit

Albulena Balaj-Halimaj do të jetë kandidatja zyrtare e Nismës Socialdemokrate për postin e kryetares së Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të tetorit të...

Lajmet e Fundit