14 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Qeveria e re, nesër pritet publikimi i emrave të ministrave

LSDM-ja dhe BDI-ja arritën marrëveshje koalioni për Qeverinë e re që do të udhëhiqet nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, me mandat 4 vjeçar. Zaev paralajmëroi se do të shfuqizohet Qeveria e Përzhinos dhe se në vend të saj në 100 ditët e fundit Qeverinë do ta udhëheq një kryeministër tjetër i propozuar nga BDI-ja.

“Është nder për mua që arritëm marrëveshje koalicioni, sipas të cilit unë fitoj nderin të jem kryetar i Qeverisë së ardhshme për mandat të plotë 4 vjeçar. Shfuqizohet Qeveria teknike, shfuqizohet kryeministri teknik. Në 100 ditët e fundit partnerët e koalicionit, LSDM dhe BDI, me propozim të BDI-së do ta përcaktojë kryeministrin që do t’i udhëheq 100 ditët e fundit deri në mandatin e ardhshëm të rregulltë- deklaroi Zoran Zaev, Mandatar për kryeministër.

Lideri i integristëve fillimisht hezitoi t’iu përgjigjej pyetjeve pse nuk përmbushi premtimin parazgjedhor, “Pse jo kryeministër shqiptar me mandat të plotë?”. Më pas tha se ideja e tij për kryeministër shqiptar kishte për qëllim bashkimin e komuniteteve.

“Çështja e kryeministrit ka qenë dhe mbetet një porosi që i afron dhe marrin përgjegjësi komuniteti shqiptar që të kemi një republikë më të fortë dhe më të qëndrueshme, me qytetarë të bashkuar. Dhe duhet përshëndetur edhe guximi i z.Zaev që për herë të parë në këtë vend 100 ditë do të jetë një shqiptar i propozuar nga BDI për kryeministër në vend- pohoi Ali Ahmeti, BDI.

Nuk shpalosën detaje rreth ndarjes së resoreve, duke thënë se emrat e ministrave të rinj do të mësohen pasi të konfirmohen në organet partiake, nga dita e nesërme. Konfirmuan vetëm se kryetari i deritanishëm i Kuvendit, Talat Xhaferi, sipas marrëveshjes, do të mbetet në krye të ligjvënësit edhe 4 vitet e ardhshme. Mandatari, Zaev tha se nuk do të ketë ministra pa resorë, me përjashtim të zv/kryeministrave, paralajmëroi zvogëlim të privilegjeve të funksionerëve, zvogëlim për 20% të numrit të administratorëve, sistemim të administratorëve që marrin paga por qëndrojnë në shtëpi, luftë kundër korrupsionit, veting për politikanët dhe pastrim në gjyqësor. Tha se prioritet i Qeverisë së ardhshme do të jetë lufta ndaj Koronavirusit dhe zhvillimi ekonomik i vendit. Pjesë e Qeverisë së re do të jetë edhe PDSH-ja, lideri i së cilës, Menduh Thaçi është i vetmi deputet nga radhët e partisë në këtë përbërje parlamentare./Alsat-M

Më Shumë

Sëpata 8,000-vjeçare e Neolitit ruhet në Muzeun Arkeologjik të Prizrenit

Në Muzeun Arkeologjik të Rajonit të Prizrenit ruhet një nga artefaktet më të vjetra dhe më të çmuara të trashëgimisë kulturore: një sëpatë guri...

Bashkimi synon fitoren e radhës në Pejë

Bashkimi synon fitoren e radhës në transfertë ndaj Pejës, në ndeshjen që mbyll javën e 27-të të ProCredit Superligës. Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora...

Lajmet e Fundit