Qeveria fsheh autorësinë për Gjykatën Speciale

Qeveria Mustafa14-27Autoritetet e Kosovës janë deklaruar se vetëm një gjë e dinë – në janar do ta votojnë bazën ligjore për Gjykatën Speciale.

Sipas tyre, nuk dinë nëse do të jetë statut apo ligj, dokumenti që duhet ta miratojnë në Kuvend, e po kështu nuk e kanë idenë nëse do t’u duhet ta kalojnë edhe një amendament kushtetues, shkruan Koha Ditore.

Është Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë, ai që ka deklaruar të premten se nuk di gjë për përmbajtjen e kësaj baze ligjore për Gjykatën që do të trajtojë akuzat për krimet që pretendohet se i kanë kryer pjesëtarë të UÇK-së.

“Në Bruksel e bëjnë”, ka thënë Kuçi, i pyetur nëpërmjet telefonit për institucionin që do ta hartojë këtë bazë ligjore të gjykatës. “Ende nuk e kanë sjellë. Askush deri më tani nga ne nuk është në proces”, ka shtuar ai.

Më Shumë

Donacion humanitar në Suharekë: Dhurohen 20 mijë kg miell për familjet në nevojë

Një donacion humanitar prej 20 mijë kilogramësh miell është dhuruar për familjet në nevojë në Suharekë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës...

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan

Në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të...

Lajmet e Fundit