-5.3 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

Qeveria kroate në duart e deputetes shqiptare nga Zymi i Hasit

Vota e deputetes së parë shqiptare në Kuvendin kroat, Ermine Lekaj Perlaskaj, e cila ka prejardhjen nga Zymi i Hasit të Komunës së Prizrenit, ka gjasa të vendosë se cila parti do të formojë qeverinë e re në Kroaci dhe kush do të jetë kryeministër i ardhshëm i këtij vendi.

Pas konsultimeve të sotme të deputetëve të pakicave me presidenten kroate Kolinda Grabar Kitaroviq, Përlaskaj nuk ka dhënë deklaratë për mediumet, transmeton gazeta “Lajm”. Sipas mediumeve kroate, ka gjasa që ajo të jetë deputetja e vetme, siç e kanë quajtur “pakictare”, që do të përkrahë partinë djathtiste HDZ, deri tani opozitare.

“Ermine Lekaj-Përlaskaj ishte e para nga ‘pakictarët’ që ka filluar konsultime me presidenten. Para arritjes së saj flitej se është e vetmja që ka ‘lëshuar’ anijen e pakicave, duke pasur parasysh se pakictarët kanë vendosur të mbështesin koalicionit e majtë ‘Kroacia Rritet’. Ajo ka mbetur misterioze edhe pas konsultimeve, sepse shpejtë është larguar nga gazetarët dhe nuk ka dashur të japë deklaratë”, shkruan gazeta kroate “Veçernji List”.

Më Shumë

Zgjedhjet e parakohshme, KQZ: Procesi i votimit nisi me kohë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në konferencën e parë për media pas fillimit të procesit zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, njoftoi se procesi...

Vetëvendosje fiton në Prizren me 36,414 vota

Sipas rezultateve zyrtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor në...

Lajmet e Fundit