-0.2 C
Prizren
E enjte, 28 Janar, 2021

“Qeveria Kurti” mbetet e bllokuar nga “presidenti i LDK-së”

Takimi maratonik mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës fundjavën që shkoi vetëm sa i ka larguar këto subjekte drejt arritjes së koalicionit qeverisës.

Barrikadimi i palëve rreth postit të presidentit ka bërë që marrëveshja të jetë vështirë e arritshme, shkruan sot Koha Ditore. Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë thënë se kjo javë do të jetë vendimtare, derisa kanë përmendur rrethana të tjera nëse nuk arrihet marrëveshje me LDK-në.

Anëtarja e Kryesisë së VV-së, njëherësh deputete e rizgjedhur, Albulena Haxhiu, ka thënë të dielën se problemi i vetëm është insistimi i LDK-së për ta përfshirë postin e presidentit në marrëveshje. Megjithëse nuk kanë dhënë ndonjë emër, LDK-ja ka kërkuar prej VV-së që t’i jepet e drejta e propozimit të kandidatit dhe t’i zotohen 29 votat e subjektit fitues.

“Ne kemi kërkuar të mos përfshihet dhe marrëveshja të nënshkruhet për Qeverinë dhe Kuvendin. Kjo me argumentimin se për kandidatin duhet të punojmë bashkë dhe ta gjejmë një figurë jopartiake që përfaqëson unitetin e popullit. Kjo edhe për shkak të kërkesave kushtetuese procedurale 2/3, prandaj ne duhet të synojnë një kandidat konsensual dhe unifikues”, ka thënë Haxhiu. Ajo ka shtuar se nuk janë të interesuar të zgjatet shumë ky ngërç dhe të krijohen shpresa të rrejshme.

Deri tani janë zhvilluar katër takime në nivel të kryetarëve, për të diskutuar ndarjen e posteve. VV-ja është pajtuar që LDK-së t’i takojë posti i kryetarit të Kuvendit, zëvendëskryeministrit të parë, si dhe ndarja e ministrive të bëhet në mënyrë të barabartë. Ndërkaq posti i presidentit të lihet për më vonë, pasi t’i ketë skaduar mandati Thaçit në vitin 2021.

Takimi i fundit mes LVV-së dhe LDK-së u mbajt të shtunën.

- Advertisement -

Më Shumë

Prizren, 11 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 181 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.518 raste, kurse...

Prizren,shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve për dhënien e banesave pa kriter për shoqatat e dala nga lufta

Të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet seanca ndaj të akuzuarve për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, Reshat Mehmeti,...

Dyshohet se kanosi me veturë këmbësorin, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Policia e Kosovës (PK) ka arrestuar të dyshuarin për kanosje i cili kishte tentuar me veturën e tij ta godas viktimën që ishte duke...

Teatri i Prizrenit jep shfaqje për mantelbardhët

Të dielën e ardhshme, më 24 janar 2021, Teatri i Prizrenit, “Bekim Fehmiu” do të japë reprizën e dramës, “Shtetrrethimi”, vetëm për punëtorët shëndetësor. Shfaqja...

122 vjet nga Lidhja e Pejës ‘Besa–Besë’

Në fund të shekullit XIX tokat e banuara me shqiptarë u vunë përsëri në rrezik kur fqinjët ballkanikë filluan aktivisht të ndeshen për të...

Alisa Velaj: Loja e vdekjes dhe përjetësisë në lirikën dashurore të Fatos Arapit

  Në teoritë dhe diskutimet e pafundme mbi natyrën e artit të fjalës, ne i trajtojmë poezitë sikur ato na vijnë me padurim, ndërsa në...

Akuzohet se sulmoi të miturin për shkak të një borxhi, i pandehuri thotë se ka dëshmitarë që kanë parë se si ka ndodhur ngjarja

I akuzuari për sulm ndaj një të mituri, Almin Fazlija, edhe një herë tjetër është deklaruar i pafajshëm. Në shqyrtimin e dytë të mbajtur të...

Ponte Prizreni mposhtë Pejën

Ponte Prizreni ka triumfuar ndaj Pejës në kuadër të xhiros së 17-të të Princ Caffe Superligës. Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat...

Piratët vrasin një dhe rrëmbejnë 15 pjesëtarë të anijes turke

Piratët kanë sulmuar një anije mallrash turke në ujërat e Afrikës Perëndimore dhe kanë rrëmbyer 15 marinarë, ndërsa një e kanë vrarë, kanë thënë...

Aksident mes dy veturave në Prizren, shoferët bëhen për spital

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 mes dy veturave në rrugën “Ismail Kryeziu”, ku deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur...

Vdes një person nga Covid-19 në Malishevë

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në këtë zonë, janë regjistruar 14 raste të reja me COVID-19.Po...

Gastronomët politikanëve: Na bosh, ju plotë

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës përmes një njoftimi kanë dal kundër masave që janë marr nga qeveria pasi konsiderojnë se shkelen të drejtat e...

Mbi 60 mijë punëtorë nuk do të përfitojnë nga 10 milionë euro të Qeverisë

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë që nga 10 milionë euro të ndara për sektorin e punëtorëve privat...

Besnikëria dhe feminiteti në sytë e piktorëve të huaj

Gruaja shqiptare është njohur në botë, për dy tipare themelore: fisnikëria dhe besnikëria – gjithmonë e admiruar për bukurinë e pashoqe.       Disa nga pikturat më...

Limaj në Prizren: Me fitoren tonë, fiton zëri dhe vlera e UÇK-së

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vizituar sot banorët e disa fshatrave të Prizrenit. Limaj ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve, duke thënë se me...

Vdesin 4 futbollistë dhe presidenti i klubit pas rrëzimit të aeroplanit

Katër futbollistë dhe presidenti i klubit brazilian Palmas kanë vdekur pas rrëzimit të aeroplanit me të cilin po udhëtonin të dielën në shtetin verior...

Lajmet e Fundit