“Qeveria Mustafa, qeveri përtace”

Isa mustafa  ,mbledhje qeverisJanë bërë tre muaj prej kur Kosova konstituoi institucionet e saj udhëheqëse, por edhe pas kaq kohësh ekzekutivi e legjislativi ngjajnë si të jenë në pushim.

As kriza gjashtë mujore pas zgjedhjeve nuk i ndezi motorët e institucioneve udhëheqëse. Prej konstitumit Qeveria ka dërguar fare pak ligje në Kuvend, ndërkohë seancat plenare pa material diskutimi shndërrohen në arena akuzash e kundër akuzash, raporton KTV.

Driton Selmanaj nga KDI-ja e quan Qeveri përtace këtë të Isa Mustafës, ndërsa me këtë dinamikë të punës së Kuvendit thotë se nuk pret të miratohet as 30% e planit legjislativ.

Edhe Petrit Zogaj nga lëvizja FOL e ka kritikuar ashpër këtë dinamikë të ulët të punës së Qeverisë dhe Kuvendit, transmeton Koha.net.

Nuk dihet nëse Kuvendi i Kosovës do të ketë seancë këtë javë, meqë as kryesia nuk e ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt.

Më Shumë

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, Prizreni kujton Bekim Fehmiun

Prizreni do të kujtojë figurën e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, përmes aktivitetit përkujtimor “Një...

Lajmet e Fundit