7.1 C
Prizren
E premte, 30 Janar, 2026

Qeveria ndan 2 milionë euro për bursa në STEM dhe trajnime në TI

Rritja e punësimit është një ndër prioritet kryesore të qeverisë, e fitimi i aftësive të punës është kyç që të rinjtë e vendit të kenë qasje më të lehtë në tregun e punës.

Për këtë arsye, me propozim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, sot në mbledhjen e 36-të të qeverisë, u ndanë 2 milionë euro për operacionalizimin e masës 1.5 – Trajnimi dhe Punësimi në TI, të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Përmes kësaj mase synohet mbështetja financiare e studentëve përmes bursave, si dhe aftësimi i të rinjve për punësim në fushën e Teknologjisë Informative. Përkatësisht, në zbatim të masës 1.5 u ndanë një milion euro (1,000,000 euro) për subvencionimin e bursave për vajzat në fushën e STEM-it (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, dhe Matematikë) dhe një milion euro (1,000,000 euro) për trajnimin e të rinjve maturantë në fushën e TI-së.

Në linjë me programin e qeverisë, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është e angazhuar që të ndërmarrë hapat e nevojshëm që talentet e reja të orientohen në fusha me interes publik, e në të njëjtën kohë që kanë kërkesë të lartë në treg.

MFPT-ja ka njoftuar se do të vazhdojë zhvillimin e politikave publike te cilat drejtpërdrejtë ndikojnë në rritje të punësimit e ngritje të mirëqenies qytetare.

Më Shumë

A do të intervistohen kandidatët për deputetë për manipulimin e votave? Flet kryeprokurori Kryeziu

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, u pyet nëse do të hetohen edhe kandidatët për deputet, të cilëve iu shtuan votat. Ai tha se në këtë...

Bashkimi gati për sfidën ndaj Tiranës në Prizren

Skuadra e Bashkimit është gati për përballjen ndaj Tiranës në kuadër të Ligës Unike të femrave, raporton PrizrenPress. Ndeshje që do të zhvillohet më 29...

Lajmet e Fundit