4.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Qeveria teknike, dështim i politikës

qeveria-teknike-d-euml-shtim-i-politik-euml-s_hdKrijimi eventuale i një qeveri teknike, ndonëse do t’i kënaqte të gjitha palët, kjo sipas analistëve kosovarë do të ishte sinjal për papjekurinë totale të politikës kosovare. Mirëpo, ata theksojnë se interesi i ndërkombëtarëve është që Kosova ta përfundojë dialogun me Serbinë, gjë e cila kërkon qeveri stabile dhe legjitime.
Analisti Shpend Kursani ka thënë për Telegrafin se në këto rrethana, gjasat për krijimin e një qeverie teknike janë të vogla, për shkak se “pas krijimit të ngërçit ka përzierje të madhe të ndërkombëtarëve në krijimin e konstalacionit të ardhshëm qeveritar”.

Ai ka theksuar se – duke marrë parasysh që interesi i bashkësisë ndërkombëtare është që Kosova të futet sa më parë në dialog me Serbinë – një qeveri teknike nuk e ka legjitimitetin për këtë.

“Fatkeqësisht, në këto rrethana,afiniteti i një subjekti politik, apo i një koalicioni që përshtatet dhe më lehtë të futet në negociata me Serbinë, është ajo që do të ndikonte në atë se kush do ta krijojë qeverinë e ardhshme”, ka thënë Kursani për Telegrafin.

Ndërsa, Petrit Zogaj nga Lëvizja Fol, ka theksuar se krijimi eventual i një qeverie teknike do të tregonte papjekuri totale dhe dështim të liderëve dhe partive politike të cilat, sipas tij, për tekat e tyre do ta sillnin vendin në një gjendje të para 13 viteve.

Ai ka theksuar se do të ishte e pakuptimtë të ndodhte kjo pas gjashtë viteve shtet dhe 14 viteve të funksionalizimit të institucioneve të Kosovës.

“Kjo çështje do të duhej të zgjidhje nëpërmjet institucioneve të vendit, siç është rasti i Gjykatës Kushtetuese, e jo të merren vendime të cilat kanë pasoja për vendin. Nëse ndodh një gjë e tillë, qytetarët do të duhej të organizoheshin për të krijuar një front të tyre, duke dënuar këtë garniturë politike: duke mos i votuar ata në zgjedhjet e ardhshme, njëkohësisht duke e favorizuar një alternativë e cila si primare i ka interesat e qytetarëve dhe jo egot personale”, ka thënë Zogaj për Telegrafin.

Ndryshe, si skenar i ngërçit politik të krijuar ditëve të fundit, është parashikuar që të jetë edhe krijimi i një qeverie teknike, përmes së cilës të gjitha palët do të ishin të kënaqura!/Telegrafi/

Më Shumë

Moti sot: I vranët e me shi, rikthehet pluhuri saharian

Këtë të martë në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe me intervale të shkurtra me diell, ku pasdite dhe në...

Nesër ditë zie në Kosovë

Nesër do të mbahet ditë zie në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. “Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në...

Lajmet e Fundit