5.3 C
Prizren
E diel, 16 Nëntor, 2025

Qipro kërkon shqiptarin e dyshuar vrasës me pagesë

Policia qipriote ka shpallur në kërkim dy shtetas shqiptarë të dyshuar vrasës me pagesë dhe autorë të një ekzekutimi të frikshëm në pikën turistike Agjia Napa të ishullit.

Burime nga policia e Nikosisë bëjnë me dije se shtetasit shqiptarë Aleks Burreli dhe Jani Vogli kanë vrarë biznesmenin qipriot Fanu Kalopsidhiotis, që darkonte në një restorant bashkë me dy policë, njëri prej tyre me bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Ekzekutuesit e maskuar kanë hyre dhe kanë qëlluar direkt mbi biznesmenin dhe të tjeret, duke i vrarë të gjithë me përjashtim të fëmijëve që kanë parë prindërit të bien të vdekur para syve të tyre, shkruan Top Channel.

Njëri prej policëve ka mundur të nxjerrë pistoletën dhe të qëlloje duke vrarë 41-vjeçarin Vogli. Bashkëpunëtori i dytë, 48-vjeçari Aleks Burreli ka mundur të largohet dhe policia qipriote që e ka shpallur në kërkim ka publikuar edhe fotografinë e tij, duke kërkuar ndihmën e organeve greke dhe atyre shqiptare për arrestimin e tij, ndërsa është njoftuar edhe Interpoli. Gjithashtu, kërkohet edhe një person i tretë, i cili ende nuk është identifikuar.

Biznesmeni Kalopsidhiotis ka humbur babanë e tij në 2014 në një atentat të ngjashëm, pesë truprojat e tij në 2012 dhe vëllain e madh në vitin 1996. Kësaj here, sipas policisë, personat që kanë pasur interesa të kundërta financiare me të, kanë arritur ta eleminojnë me anë të vrasësve shqiptarë me pagesë.

Më Shumë

Nga sot gomat e dimrit të obligueshme

Nga sot kërkohet që mjetet në qarkullim rrugor t’i kenë pajisjet dimërore. Policia e Kosovës ka apeluar shoferët që ditë më parë që t’i fillojnë...

PDK feston në Prizren, Krasniqi e Totaj në shesh me prizrenasit

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, gjendet sonte në Prizren ku edhe po feston bashkë me kryetarin e Komunës, Shaqir Totaj. Ata janë parë në qendër...

Lajmet e Fundit