7.2 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Qosja: Ismail Kadare po i fton shqiptarët të ndërrojnë fenë (Video)

Rexhep Qosja thotë se Ismail Kadare bën thirrje që shqiptarët të ndërrojnë fe.

“Mos do të thotë kjo se feja të cilën e ka një përqindje më e madhe e shqiptarëve është më e mirë se sa tjetra?”, pyet Qosja dhe më pas sulmon qëndrimet e shkrimtarit shqiptar.

Sipas Qoses, Kadare nuk ka qenë ideolog i ideologjisë komuniste, por edhe i asaj staliniste.

Rexhep Qosja flet në një video të shpërndarë në rrjet për qëndrimet e Kadaresë. Ai thotë se të gjitha fetë janë të mira, pse të favorizojmë një fe tjetër, dhe Islam Kadare edhe në shkrime i fton shqiptarët të ndërrojnë fe.

Mos do të thotë kjo se feja të cilën e ka një përqindje më e madhe e shqiptarëve është më e mirë se sa tjetra?

Mos do të thotë se një fe nuk ka identitet të barabartë me atë tjetrën?

Ta shtrojmë pyetjen, pse e bën këtë Ismail Kadareja? Pse shkruan libra me këtë tezë? Për hesap, për leverdi, për konjukturë, s’ka ndonjë arsye tjetër. Nuk besoj ai që të jetë besimtar, që të ndjejë nevojë t’i ftojë bashkëkombëit e vet të kalojnë në fe tjetër, po e bën për një konjukturë në botën bashkëkohore. Kjo nuk arsyetohet, kjo është e pa moralshme” deklaron Rexhep Qosja. /Syri.net/

Më Shumë

Apeli lë në paraburgim 8 të dyshuar për manipulim me vota në Prizren

Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesat e mbrojtjes dhe ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren, me të cilin është caktuar masa e...

Malisheva e nis mbarë stinorin pranveror

Skuadra e Malishevës e ka hapur me sukses pjesën pranverore të Superligës së Kosovës, duke regjistruar fitore minimale ndaj Prishtinës së Re në stadiumin...

Lajmet e Fundit