18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Qosja: Politika kosovare është çoroditur

Rexhep QosjaAkademik Rexhep Qosja ka thënë se Kosova është duke u dëmtuar nga korrupsioni, nepotizmi, krimi i organizuar dhe intrigat e denoncimet nëntokësore të LDK-së ndaj subjekteve politike të dala prej UÇK-së.

“Gjashtë vjetët e shkuara ishin vite të entuziazmit pse, më në fund, u bëmë shtet, prandaj edhe nuk ua kemi kushtuar vëmendjen e duhur vështirësive me të cilat ballafaqohej Kosova e këto vështirësi ishin: pengesat, problemet, diversionet që na shkaktonte Serbia në veriun e Kosovës: problemet në procesin e ndërrimit demokratik të institucioneve shtetërore; problemet që shkaktoheshin në funksionimin e këtyre institucioneve -të vetëdijshme a të pavetëdijshme, denoncimet e dyshimta që disa parti, në radhë të parë LDK-ja, ua bënin partive të dala prej UÇK-së para ndërkombëtarëve dhe, sidomos, korrupsioni, krimi i organizuar dhe nepotizmi”, ka thënë Qosja në një intervistë për “Epokën e re”.

Ai ka vlerësuar se Kosovën gjatë këtyre gjashtë vjetëve prej se është shpallur shtet i pavarur dhe sovran e ka parë si shtet në ndërtim e sipër.

“Si shtet që, megjithatë, ka shënuar disa përparime, por përparimit të të cilit një varg pengesash ia kemi bërë ne vetë. E kam parë si shtet për punët e të cilit më shumë se sa sovrani i vërtetë – populli, vendosin faktorë ndërkombëtarë ,para së gjithash EULEX-i si me të tjerë”, ka deklaruar Qosja.

Duke folur për kohën e mbajtjes së zgjedhjet parlamentare, Qosja ka thënë se do të ishte mirë që zgjedhjet të mbahen në muajt e parë të vjeshtës.

“Kjo është punë me të cilën duhet të merren dhe të vendosin, partitë e, sidomos, Gjyqi Kushtetues i Kosovës. Si qytetar i Kosovës për këtë çështje lejohem të them: sa më shpejt do të duhej të miratohej reforma zgjedhore e, mandej, të mbahen zgjedhjet që, ndoshta, do të ishte më së miri në muajt e parë të vjeshtës – në shtator a në gjysmën e parë të tetorit”, ka thënë akademik Qosja.

Më Shumë

Dokumentari për Bekim Fehmiun, në Sarajevo Film Festival

  Filmi dokumentar “Bekim Fehmiu”, me regji nga Valmir Tertini dhe produksion të shtëpisë kinematografike “Cinemania”, financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, mban premierën boshnjake...

12 vjet nga vdekja e poetit Ali Podrimja

Poeti Ali Podrimja, më 21 korrik 2012, u gjet pa shenja jete në qytetit Lodve të Francës, ku kishte udhëtuar për të marrë pjesë...

Lajmet e Fundit