13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Qosja: Rama e Kurti kanë sjellë ide e sjellje të reja në politikën e tyre shtetërore

Akademik Rexhep Qosja ka thënë se Kosova dhe Shqipëria duhet të bëjnë më shumë për çështjen kombëtare.

Ai ka thënë se dy kryeministrat e tashëm, ai i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Kosovës, Albin Kurti kanë sjellë ide të reja, sjellje të reja, veprime të reja dhe mendime të reja në politikën e tyre shtetërore.

“Nuk ka dyshim se politikanët kryesorë shqiptarë, kryetarët e dy shteteve, kryeministrat e dy shteteve, kryetarët e kuvendeve të dy shteteve dhe ministrat e punëve të jashtme të dy shteteve mund të bëjnë më shumë se çka po bëjnë sot për çështjen tonë kombëtare. Dy kryeministrat e tashëm, ai i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Kosovës, Albin Kurti, kanë sjellë ide të reja, sjellje të reja, veprime të reja, mendime të reja, në politikën e tyre shtetërore, kur e kur edhe në politikën ndaj çështjes kombëtare të pazgjidhur historikisht. Ata e kanë ngritur nivelin dhe dinjitetin e politikës sonë në përgjithësi. Posaçërisht i dukshëm është kontributi i Albin Kurtit ndaj çështjes kombëtare. Këtë që në krye të herës e ka dëshmuar edhe emri i Lëvizjes së tij: Vetëvendosje. Por, dy kryeministrat tanë mund të bëjnë edhe më shumë për këtë çështje”, ka thënë Qosja në një intervistë dhënë për gazetën “Dita” në Shqipëri, shkruan “Epoka e re”.

Akademik Qosja ka theksuar se ata duhet të dinë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Bashkimin Evropian ekzistojnë intelektualë, studiues shkencorë, publicistë, që e kuptojnë dhe e përkrahin bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

“Ata duhet të jenë të bindur se mbas pranimit të Shqipërisë e të Kosovës në Bashkimin Evropian do të fillojnë të mendojnë zyrtarët e atij Bashkimit se edhe për vetë Evropën do të jetë më e kuptueshme, më e arsyeshme, më e drejtë që në atë Bashkim të mos jenë dy shtete shqiptare – Shqipëria dhe Kosova, por të jetë një shtet shqiptar: shteti i Shqipërisë dhe i Kosovës – të bashkuar. Qoftë edhe për këtë arsye ata, pa ngurrime, pa drojën e sotme mos po i shqetësojnë kolegët evropianë, ata, duhet t’ua shqiptojnë atyre idenë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë si zgjidhje e çështjes kombëtare shqiptare, që është në interesin edhe të vetë Bashkimit Evropian”.

“Dhe bashkë me kryetarët, kryetarët e kuvendeve dhe ministrat e Jashtëm të dy shteteve tona duhet të jenë ata që do të kërkojnë dhe do të arrijnë që në Kushtetutën e Shqipërisë dhe në Kushtetutën e Kosovës të futet paragrafi në të cilin do të shënohet se Shqipëria dëshiron të bashkohet me Kosovën dhe se Kosova dëshiron të bashkohet me Shqipërinë. Dhe, për këtë dëshirë të tyre do të vendosë populli i Shqipërisë dhe populli i Kosovës në Referendum. Dhe, për këtë dëshirë të tyre ata, udhëheqësit shqiptarë, do të bëjnë përpjekje politike për përkrahjen e zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Qosja.

Më Shumë

Distria Krasniqi kampione e Evropës në xhudo

Krenaria e Kosovës, Distria Krasniqi, arriti të sjellë edhe një medalje të artë për Kosovën, kësaj radhe duke triumfuar në Kampionatin Evropian për Senior...

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren – Tetovë

Marrëveshja për hartimin e projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren, ka nxitur debat të ashpër mes deputetit të PDK-së Ferat Shala dhe...

Lajmet e Fundit