Totaj inspekton projektet infrastrukturore në fshatërat e Hasit

Në vazhdën e mbikqyrjes së punimeve, rregullimit të rrugëve, kanalizimit e ndriçimit publik, sot nga afër ka inspektuar punimet kryetari i komunës sw Prizrenit, Shaqir Totaj.

Zhvillimi i projekteve infrastrukturore në më shumë se 60 akse rrugore, kanalizimi dhe ndriçimi në pesë fshatra të Hasit, janë duke u realizuar me intensitet të lartë dhe konform planifikimëve.

Po ashtu edhe në fshatin Zym, po ndertohet në një rrugë që lidh dy fshatra.

Punimet janë duke ecur mirë, me cilësinë dhe në kohën e paraparë për realizimin e këtyre projekteve.

Ndërtimi i rrugëve të reja, do të ndikoj drejtpërdrejt në zhvillimin më të shpejtë ekonomik të Komunës së Prizrenit, konkretisht në zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë të cilat janë karakteristikë e fshatrave të Komunës sonë.

Më Shumë

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Lajmet e Fundit