Quni: Asnjë investim nuk është bërë në Planejë dhe Gorozhup të Hasit

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit,Anton Quni, vizituar fshatin Planejë dhe Gorozhup të Hasit.

Ai, nga banorët e dy fshatrave është informuar për problemet me të cilat përballen.

“Qytetarët atje ndihen të lënë pas dore nga qeveria lokale”, tregon Quni.

“Asnjë investim nuk është bërë, ndërkohë që infrastruktura rrugore që është shkatërruar në masë të madhe, paraqet rrezik për jetën e qytetarëve”.

“Ju mungojnë edhe hapësirat shkollore, dhe kërkesat e banorëve për një aneks shtesë, as që janë përfillur”.

|Biseduam gjatë e shtruar, ne do t’ju dalim në ballë kërkesave të tyre”.

“Ata e dinë që ne e mbajmë fjalën, sepse jemi të përgjegjshëm karshi besimit që na e japin”.

“Së bashku do t’ia dalim të nisim një etapë zhvillimi e përparimi për komunën e Prizrenit, do ti largojmë këta që keqpërdorën besimin qytetar dhe nuk bënë gjë për katër vite”./PrizrenPress.com/

Mund të jetë një imazh i pemë, monument dhe ambiente të jashtme

Më Shumë

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Lajmet e Fundit