10.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Shtator, 2021

MSh-ja njofton se qendrat e vaksinimit do të punojnë edhe të dielën

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, në veçanti shtatzënave meqë theksojnë se nuk ka dëshmi shkencore që vaksinimi ka ndikime negative.

MSH në një deklaratë për Telegrafin theksojnë se në shtator synojnë që ta arrijnë apo edhe të tejkalojnë shifrën prej 400 mijë dozave të administruara, ndërkaq nga kjo javë do të punohet edhe të dielave në qendrat e vaksinimit.

“…MSh do të fuqizojë edhe më tej kapacitetet e vaksinimit dhe trendi aktual i këtij procesi në Kosovë, siguron se objektivi do të arrihet. Prej kësaj jave do të punohet edhe ditën e diele në qendrat e vaksinimit dhe MSH u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen, në veçanti shtatzënave, meqë nuk ka dëshmi shkencore që vaksinimi ka ndikime negative për shtatzënësinë dhe shtatzënën, përkundrazi, përfitimet shëndetësore janë shume më të mëdha se çfarëdo efekti i mundshëm i lehtë dhe i pritshëm anësor sikurse te kategoritë e tjera”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

MSH është deklaruar edhe për ekipet mobile të vaksinimit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ekipet mobile kanë vaksinuar deri më tani një numër të madh të qytetarëve të cilët nuk kanë pasur mundësi të shkojnë nëpër Qendra të Vaksinimit për arsye të ndryshme.

“Prej fillimit të vaksinimit, ka pasur dhe ka ekipe mobile të vaksinimit. Ato vaksinojnë në çdo komunë. Fillimisht kanë vaksinuar nëpër shtëpi persona të palëvizshëm apo ata që kanë probleme të ndryshme për të shkuar në qendrat e vaksinimit, me ekipe mobile janë vaksinuar edhe shumë pacientë të dializës, prej kohësh ekipet mobile vaksinojnë edhe qytetarë të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, e madje edhe raste individuale të qytetareve sipas kërkesave. Janë gjithsej 57 ekipe mobile që vaksinojnë çdo javë nëpër komuna të ndryshme, krahas 314 ekipeve që vaksinojnë në qendrat e vaksinimit në 30 komuna”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Më Shumë

Ronaldo hyn në librin e rekordeve “Guinness”

Transferi më i ri i Manchester United, Cristiano Ronaldo ka hyrë në librin e rekordeve. Ronaldo me golat e shënuara me Portugalinë në ndeshjen kundër...

Prizren, shtyhet afati për të përfituar nga vendimi i faljes së obligimeve për taksën e bizneseve

Drejtoria për Ekonomi dhe Financa njofton të gjitha bizneset e Komunës së Prizrenit që është shtyrë afati për të përfituar nga vendimi i faljes...

E rrahu babain e tij, arrestohet djali nga Dragashi

Është arrestuar një person në Dragash, pasi i njëjti e rrahur babain e tij. Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se viktima ka pranuar...

Totaj: “Bajram Curri” shpërfaq fytyrën e qeverisjes së Haskukës

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar bizneset në lagjen “Bajram Curri”. “Në këtë lagje u njoha nga afër me peripecitë...

Quni: Gropa te Sheshi i Lidhjes po e rrezikon jetën e njerëzve

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, premton se do të zgjidh problemin e gropës te Sheshi i Lidhjes, i cili që...

Turqi, vdesin 8 anëtarë të një familje nga Covid-19

Një tragjedi e vërtetë ka goditur një familje turke në provincën e Rizes në Turqi, ku gjatë 6 muajve të fundi humbi 8 anëtarë...

Aksident në fshatin Zhur, katër persona mbesin të lënduar

Një aksident ka ndodhur në fshatin Zhur të Prizrenit, ku si pasojë janë lënduar katër persona, raporton PrizrenPress Sipas informatave nga Policia e Kosovës, aksidenti...

Arrestohen tre të dyshuar në Prizren për posedim të narkotikëve

Tre persona janë arrestuar në Prizren të hënën me dyshime për posedim të narkotikëve. Policia ka njoftuar se ka marrë informata të dielën se tre...

Prizren/ Policia jep detaje për shoqërimin e zyrtarit të AUV-it, i cili dyshohet se njoftoi bizneset për inspektimet lidhur me masat antiCOVID-19

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me shoqërimin në polici të zyrtarit e AUV-it i cili dyshohet se ka njoftuar paraprakisht disa biznese...

Rritet sërish numri i vdekjeve, 32 viktima brenda ditës në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 32 viktima si pasojë e COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 1,612 raste të reja...

Muharremaj: Policia e Kosovës është krenaria jonë

ë 22 vjetorin e themelimit të Policës së Kosovës, kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka vizituar stacionin e policisë në komunën ku...

Situata me Covid në Spitalin e Prizrenit, 165 pacientë të hospitalizuar

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 165 pacientë me Covid-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit. Njoftimi i plotë: Në...

Prizreni kalon në gjysmëfinale

KB Peja ka mposhtur Prishtinën me rezultat 83:76. Me këtë fitore pejanët kalojnë në gjysmëfinalen e Superkupës së Kosovës në Basketboll. Peja e startoi mirë...

Trepça shkëlqen ndaj Yllit, mposht kampionin dhe kualifikohet në finale

Trepça ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 81:69 (21:14, 16:15, 23:20, 21:20) për tu kualifikuar në finalen e Superkupës. Trepça e nisi...

Bali Muharremaj thyen rekord, ndërton tetë çerdhe brenda katër viteve në Suharekë

Kryetari i Suahrekës, Bali Muharremaj ka thënë se ka dyfishuar premtimin e tij për ndërtimin e çerdheve, kishte premtuar katër, ndërsa ka ndërtuar tetë. “Unë...

Quni akuzon Haskukën: Lugishtën e Hasit e paske lënë në mjerim

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, ka vizituar banorët e fshatit Lugishtë të Hasit. Ai, është shprehur i zhgënjyer për moskujdesjen që...

Lajmet e Fundit