Quni bën thirrje për drejtësi, rikujton Enver Malokun në 21 vjetorin e vrasjes

Deputeti i LDK’së, Anton Quni, ka thënë se pa zbardhjen e vrasjes së Enver Malokut dhe të gjithë bashkëveprimtarëve, liria në Kosovë do të jetë e përgjysmuar.

Sipas tij drejtësia nuk do të jetë e plotë, pa zbardhjen e vrassjeve.

Quni në një shkrim me rastin e përvjetorit të vrasjes së Enver Malokut ka bërë thirrje për drejtësi.

Shkrimi i plotë:

I përjetshëm qoftë kujtimi për njeriun e fjalës së lirë, zërin tonë gjithandej në mediet e botës, lajmshkruesin për gjëmën dhe shpresën e viteve të vështira në Kosovë, atdhetarin e patriotin e madh, ENVER MALOKUN.

Pa zbardhjen e vrasjes së Enverit dhe gjithë bashkëveprimtarëve të tij, liria vazhdon të mbetet e përgjysmuar e drejtësia e papërmbushur.

Drejtësi për jetërat e marra pafajshëm dhe për familjet e tyre, kjo është lutja e thirrja e përditshme e secilit nga ne dhe e gjithë njerëzve që i kanë njohur e kanë punuar me ta, por edhe përtej..
Lavdi!

Më Shumë

Kurti: Lidhja e Prizrenit u dha zë shqiptarëve në arenën ndërkombëtare

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ka vlerësuar rolin historik...

E dhimbshme: Vdes i mituri që u aksidentua ditë më parë në Zhur të Prizrenit

Një fëmijë ka humbur jetën në QKUK, i cili më 27 maj ishte goditur nga një veturë në Zhur të Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar...

Lajmet e Fundit