27.7 C
Prizren
E enjte, 16 Shtator, 2021

Kur Esat Pasha tentoi të falsifikonte dokumentin e dorëheqjes së tij

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Janar 2020

“Excelsior” ka botuar, të hënën e 16 shkurtit 1914, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me një veprim të çuditshëm të Esat Pashë Toptanit ndaj delegatëve të Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Në Shqipëri

Esat Pasha kishte falsifikuar një dokument

Ai kishte shtrembëruar përkthimin e tekstit frëngjisht me të cilin dha dorëheqjen.

Romë, 15 Shkurt (Nga korrespondenti ynë i veçantë). – Esat Pasha qëllimisht tregohet besnik ndaj Princ Vidit që kur ka ardhur në Romë. A është kjo besnikëri… besnike ? Sovrani i ardhshëm i Shqipërisë do të bënte mirë që t’i besojë me një kujdes më të madh.

Sepse arti i lojës së dyfishtë duket i lindur te gjenerali që e ktheu Shkodrën te Malazezët në kushtet që ne i dimë. Dëshmon kjo anekdotë pikante, ekskluzive, vërtetësia e së cilës sfidon çdo përgënjeshtrim.

Kur Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit shkoi në Durrës kohët e fundit për t’i kërkuar Esat Pashës që të jepte dorëheqjen si President i Senatit shqiptar, delegatëve iu desht të shtonin përpjekjet për të arritur qëllimin e tyre. Më në fund ata ia arritën : Esat Pasha premtoi të nënshkruajë dorëheqjen e tij.

E shkruajtën menjëherë dokumentin, teksti frëngjisht i të cilit përafërsisht ishte si më poshtë :

“Unë, ESAT PASHA, deklaroj të jap dorëheqjen time dhe të marr përsipër të largohem sa më shpejt nga Durrësi.”

Para nënshkrimit të këtij dokumenti, Esati kërkoi që t’i lejohej të shkruante një kopje të dytë, të përkthyer në turqisht, për përdorimin e tij personal; ai dhe delegatët gjithashtu duhej të nënshkruanin këtë kopje të dytë.

Meqë nuk flet frëngjisht, kërkesa e tij u duk e natyrshme. Një sekretar i Esat Pashës bëri përkthimin. Të dy dokumentet, frëngjisht dhe turqisht, u vendosën në një tryezë për nënshkrim kolektiv. Delegatët ishin gati të nënshkruanin përkthimin në turqisht, kur njëri prej tyre, ndërroi mendje dhe e përktheu atë tek një njeri që kishte besim.

O befasi ! Fjalia thelbësore u shtrembërua  si më poshtë :

“Unë, ESAT PASHA, deklaroj se marr përsipër të jap dorëheqjen kur të largohem nga Shqipëria.”

Ndryshimi ra në sy, dhe me siguri, pashai i shkëlqyer i rezervonte vetes t’u vërtetonte një ditë anëtarëve të komisionit, dokumentin e nënshkruar nga dora e tyre, se ai kurrë nuk kishte dhënë dorëheqjen, meqë ishte gjithmonë në Shqipëri !

Më siguruan se kur u zbulua ky mashtrim, delegati anglez ishte aq i indinjuar sa që,  me një gjest nervozizmi, grisi kapelën e tij.

Ndërsa Esati, thjesht buzëqeshi. Dhe, si një fatalist i mirë oriental, ai nuk kundërshtoi nënshkrimin e një dokumenti të ri të korrigjuar siç duhej. Sepse, me siguri mendoi ai, se, këtë herë të paktën, komisioni nuk do të binte në grackën e tij. — LÉON CONSEIL. / KultPlus.com

https://www.darsiani.com/la-gazette/excelsior-1914-kur-esat-pasha-tentoi-te-falsifikonte-dokumentin-e-doreheqjes-se-tij/?fbclid=IwAR3US_32YCTXFnc8eHobrGwYs8RVFWvTO8KmqfVPfj7_na-asIrRmS-SweU

Më Shumë

A duhet të testohen nxënësit para fillimit të vitit të ri shkollor? – flasin nga komuniteti i arsimit

Nëse institucionet shëndetësore në vend rekomandojnë që të bëhet testimi i nxënësve ndaj Covid-19 para fillimi të vitit të ri shkollor, komuniteti i arsimit...

Pas bukës, rriten çmimet edhe në kafe e restorante

Të ulesh në kafe apo të drekosh në një restorant tashmë kushton më shtrenjtë. INSTAT bëri të ditur se indeksi i Çmimeve të konsumit,...

Si e gënjeu hap pas hapi Basha, Berishën

Mbetet mister edhe koha kur e ka marrë këtë vendim. E ka vendosur që në fillim, kur në mes të majit sekretari i shtetit...

Tension dhe përplasje në eventin që i bëri bashkë Noizyn dhe Meriton Mjekiqin

Mbrëmë u mbajtë një event në Tiranë në “Albulena Fight Night”. Përpos meçit mes Ervis Bicit dhe Abdul Kassimit, të ftuar ishin edhe Noizy me...

Shënohen edhe 368 raste pozitive dhe 14 vdekje nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë shënuar edhe 368 raste pozitive të reja me COVID-19. Po ashtu, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të...

Quni vizitoi Teqen e sheh Ismail Shehut në Lukinjë të Hasit

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, ka qëndruar sot në fshatin Lukinjë të Hasit. Ai, në këtë fshat ka vizituar Teqen e...

Totaj: Ua kemi borxh dëshmorëve që ta ndërtojmë Prizrenin

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar sot familjen e heroit të kombit Xhevat Berisha. Ai, është shoqëruar nga Shefi i...

Vajza nga Suhareka dyshohet se e ngacmoi profesorin dhe i kërkoi lidhje dashurie

Gjykata ka vendosur t’i caktojë mbrojtës sipas detyrës zyrtare të akuzuarës, A.A se ka ngacmuar profesorin e saj, B.B duke i shkuar edhe në...

Totaj zotohet për përmirësimin e shërbimeve publike: Prizreni u keqqeveris nga VV-ja

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, tha për Ekonomia Online se kanë punuar në një program përmbajtjesor...

Dy vite pa dramaturgun rom, Nexhip Menekshe

Sot u bënë dy vite nga vdekja e dramaturgut dhe aktorit të komunitetit rom, Nexhip Menekshe. Ai la pas vetes një trashëgimi të pasur artistike....

Këto janë rastet që përjashtohen nga kufizimi i orës policore

Nga data 13 deri më 26 shtator do të vazhdojë kufizimi i lëvizjes për qytetarët duke filluar sikur deri më tash nga ora 22:00...

24 të vdekur dhe 357 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

24 persona kanë vdekur dhe 357 raste të reja me koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton MSH, transmeton Klankosova.tv. 7...

Dy tërmete godasin veriun e Shqipërisë

Veriu i Shqipërisë është goditur nga 2 tërmete gjatë natës. Lëkundja e parë është ndjerë rreth orës 04: 20 dhe kishin magnitudë 4.1. Sipas EMSC...

Për ”Le Monde”: Quhem Ismail. Nuk kam asgjë prej myslimani

  Prestigjiozja franceze ka botuar, të premten e 23 majit 1986, në faqet 15 dhe 19, intervistën ekskluzive me shkrimtarin Ismail Kadare, të zhvilluar gjatë...

Dogana e Kosovës sekuestron mallra të falsifikuara të markave të njohura

Dogana e Kosovës njofton se ka sekuestruar mallra të falsifikuara të markave të njohura. Sipas Doganës, sasia e mallrave të asgjësuara është rreth 2 mijë...

Plani i FIFA-s për Kupën e Botës çdo dy vjet

Tashmë nuk është vetëm një ide, por plan konkret: Kupa e Botës do të zhvillohet çdo dy vjet. Arsène Wenger, kreu i zhvillimit botëror...

Lajmet e Fundit