18.8 C
Prizren
E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Quni: E kam pas një bisedë telefonike me Shaqir Totajn

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka folur për një koalicion të mundshëm parazgjedhore me Lëvizjen Vetëvendosje apo Partinë Demokratike të Kosovës, të dy këto parti të cilat kanë shkuar në balotazh në zgjedhjet e 17 tetorit.

Quni i tha Gazetës Insajderi se pas rezultatit zgjedhor ka pasur vetëm një bisedë telefonike me kandidatin e PDK-së për kryetar, Shaqir Totaj derisa u shpreh se ende nuk ka takuar ndonjërën palë fizikisht.

Kandidati i LDK-së tha se ende nuk kanë vendosur nëse do të futen ose jo në ndonjë koalicion të mundshëm.

“E kam pas vetëm një bisedë telefonike me zotëri Totaj, por ende nuk kemi takuar asnjërën palë (LVVV, PDK) dhe ende nuk kemi vendim për opsionet e mundshme”, ka deklaruar Quni për Insajderin.

Quni në zgjedhjet e 17 tetorit u rendit i treti me 14.98% të votave, në bisedë për Insajderi, ai u shpreh se përkundër ngritjes së theksuar të Lidhjes Demokratike në Prizren, ishte e pamjaftueshme për të siguruar pjesëmarrjen në balotazh.

Komuna e Prizrenit që dikur ishte bastion i Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e vitit 2017 ndodhi ndryshimi. Në krye të Prizrenit erdhi kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, i cili udhëhoqi këtë komunë për 4 vite. E në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, rezultatet e dërguan Haskukën në balotazh.

Sipas rezultateve të bëra publike në faqen e KQZ-së, kandidati për kryetar nga LVV, Mytaher Haskuka, prin me 40.43 % të votave, duke u pasur nga kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, me 31.10 % të votave të fituara.

Më Shumë

Barella pritet të rinovojë me Interin

Nicolo Barellla pritet të nënshkruajë kontratë të re me Interin. Sipas Gazzetas, Barella do të nënshkruajë kontratë deri në qershor 2026. Italiani do të marrë pagë...

Quni: E kam pas një bisedë telefonike me Shaqir Totajn

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka folur për një koalicion të mundshëm parazgjedhore me Lëvizjen Vetëvendosje apo...

Gjendet i vdekur një person në Brezovicë

Një person është gjetur pa shenja jete, në shtëpinë e tij në Brezovicë Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24...

Ukaj: PDK-ja e ka programin më të mirë për bizneset

Kandidati i PDK-së për kuvendar të Prizrenit, Islam Ukaj, në kuadër të fushatës zgjedhore ka takuar fabrikën e çokollatës "Kamila", biznesin "Fortesa" si dhe...

Këto vende në Prizren do të mbesin pa rrymë nesër

Kompania për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të...

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë po trajtohen me Covid-19

Në klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, po trajtohen 90 pacientë. Prej tyre, 41 me oksigjeno-terapi dhe 3 në mjekimin intensiv, në...

Propozohen prova të reja në rastin e rrënimit të aneks objektit “Abi Çarshia”

Në Gjykatën Themelore në Prizren, sot ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor në rastin ku po akuzohet Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes...

Deri në këto çaste: Kaq qytetarë kanë votuar në Prizren

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e votueseve deri në ora 15:00. Deri tani bëhet me dije se në Komunën e Prizrenit kanë...

Bastisje në Prizren, policia gjen 2 kg drogë

Policia e Kosovës ka kryer një bastisje të premtën në lagjen “Dardania”, në Prizren. Gjatë bastisjes janë gjetur e sekuestruar dy kilogramë drogë, raporton...

Numërohen 100% të votave, Bali Muharremaj fiton në Suharekë

Bali Muharremaj pritet që të udhëheq për katër vite me Suharekën, shkruan Gazeta Express. Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bali Muharremaj ka fituar...

Quni: Turizmi, mënyra e vetme për zhvillimin e ekonomisë në Prizren

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni ka treguar që në plan programin e tij për...

Mytaher Haskuka për aktakuzat ndaj zyrtarëve të Prizrenit: Të gjitha janë politike

Kryetari aktual i Prizrenit, njëherësh dhe kandidat për një mandat të dytë nga radhët e LVV-së, Mytaher Haskuka ka folur në lidhje me aktakuzat...

Nxënësja nga Suhareka e pranon që e ngacmoi profesorin, kjo është deklarata e saj në gjykatë

E akuzuara A.A ka pranuar se e ka ngacmuar profesorin e saj, B.B, duke i shkuar edhe në shtëpi e duke i kërkuar lidhje...

Kuvendi voton rialokimin e 2.3 milionë eurove nga marrëveshja IPA 2017

Kuvendi i Kosovës me 86 vota ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e amendamentimit numër një të marrëveshjes financiare IPA 2017 pjesa e parë ndërmjet...

Mbyllet rruga në Brezovicë, ndalohet qarkullimi deri me këtë datë

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se sot do të fillojë asfaltimi i segmentit të rrugës Brezovicë – Qendra e Skijimit Në...

Një person ka fotografuar votën në një qendër të votimit në Prizren

Një person ka fotografuar votën në një qendër të votimit në Prizren. Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës në Prizren, Shaban Osmanollaj, ngjarja ka ndodhur...

Lajmet e Fundit