5.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Quni: Jashtëzakonisht i nderuar që u zgjodha nënkryetar i LDK-së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka reaguar pas emërimit të tij sot në këtë subjekt.

Ai deklaroi se është i nderuar që ka këtë pozitë tani, gjithashtu edhe i gëzuar që është arritur nënshkrimi i marrëveshjes mes LDK-së dhe VV-së për bashkëqeverisje.

“Jashtëzakonisht krenar, që Lidhja Demokratike e Kosovës, sot, më ka zgjedhur nënkryetar të partisë”.

“Përkrah, kryetarit, Isa Mustafa, dhe me kolegët tjerë në pozitën e nënkryetarit dhe nga gjithë strukturat tjera të partisë, do të angazhohem gjithmonë për të përmbushur obligimet tona karshi aktivisteve, votuesve, simpatizantëve të LDK-së si dhe për të mirën e gjithë qytetarëve të Kosovës”.

“Në anën tjetër, më gëzon fakti që arritëm të finalizojmë marrëveshjen me partnerin tonë të ardhshëm qeverisës,Vetëvendosjen”.

“Kjo marrëveshje nënkupton zotimin tonë të përbashkët për të punuar drejtë e mirë dhe për tu angazhuar maksimalisht për ta rikthyer shpresën tek qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Quni.

Më Shumë

60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Shkyçje nga ujësjellësi për mospagesë – 15 raste në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" njofton se sot në Njësinë e Prizrenit janë realizuar 15 shkyçje nga rrjeti i furnizimit me ujë për...

Lajmet e Fundit