14.7 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Quni viziton lagjen “2 Korriku” dhe Stacionin e Autobusëve

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, në kuadër të fushatës ka vizituar lagjen “2 Korriku” dhe Stacionin e Autobusëve.

Ai, në këto vizita, ka premtuar mbështetje .

“Ditën time e vazhdova me një vizitë në lagjen “2 Korriku”, ku takova banorë me të cilët bashkëbisedova për shqetësimet dhe kërkesat e tyre. Mungesa e investimeve në këtë lagje që po rritet çdo ditë vërehet në çdo hapë që bënë.Gjatë qeverisjes sime, lagjet periferike që po zgjerohen do të marrin të gjitha shërbimet e nevojshme për jetë të mirë e të dinjitetshme”, shkruan Quni.

 

Quni ka premtuar mbështetje edhe për Stacionin e Autobusave.

“E kam vizituar, Stacionin e Autobusëve, ku nga drejtori Fidan Çengaj u njoha nga afër me problemet që e përcjellin këtë institucion. Stacioni i Autobusëve ndonëse është pasqyrë e qytetit të Prizrenit, nuk e ka marrë përkujdesin dhe vëmendjen e duhur. Gjatë qeverisjes sime, Stacioni i Autobusëve, do të ketë vëmendjen që meriton”, shkruan Quni.

 

Më Shumë

Një dekadë nga pranimi në FIFA

Sot shënojmë me krenari 10-vjetorin e anëtarësimit të Kosovës në FIFA, një moment historik ku FFK u bë anëtarja e 210-të e shtëpisë më...

Trepça fiton edhe finalen e dytë, Bashkimi kërkon rikthimin në Prizren

Trepça ka shënuar edhe fitoren e dytë në serinë finale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, pasi mposhti Bashkimi me rezultat 93:83, duke krijuar epërsi...

Lajmet e Fundit