11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Në Malishevë zbulohet busti i dëshmorit Salih Bytyçi

Në vigjilje të shënimit të Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, sot në fshatin Shkozë, përkatësisht në oborrin e shkollës që mban emrin e dëshmorit, u bë zbulimi i bustit të dëshmorit Salih Bytyçi nga ky fshat.

Zbulimin e bustit e bënë, djali i dëshmorit dhe i pari i Malishevës, Ragip Begaj.

Paraprakisht, u mbajtë edhe një akademi, kushtuar dëshmorit Salih Bytyçi, ku u fol për jetën dhe veprën e dëshmorit.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, duke folur me këtë rast, tha se “njerëzit si Salihu, ja rritën emrin vendit dhe ne ju jemi mirënjohës për jetë. Populli ynë, ka luftuar me gjenerata të tëra, deri në fitimin e lirisë dhe të gjithë ata që ranë për vendin, si Salihu, do të kujtohen përgjithmonë”.

Ndërsa deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shukrije Bytyçi, tha se “lufta e UÇK-së, është krenaria më e madhe në historinë e kombit shqiptar”.

Për jetën dhe veprën e dëshmorit Salih Bytyçi, foli Njazi Bytyçi, veteran i UÇK-së dhe bashkëluftëtar i Salihut, i cili në mënyrë kronologjike paraqiti jetën dhe veprimtarinë e Salihut, nga fëmijëria, shkollimi, puna si mësimdhënës, e deri në kyçjen e tij në luftën e UÇK-së, ku edhe u vra më 2 prill të vitit 1999. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

12 vite nga vdekja e shkrimtarit arbëresh, Ernesto Sabato

Sábato ka lindur në Rojas, provincia de Buenos Aires në Argjentinë më 24 qershor, 1911. Nëna e tij Juana Maria Ferrari rridhte nga një...

Aksident trafiku midis një autobusi dhe një veture në Prizren: Tre persona të lënduar

Në Prizren, më 29 prill 2024 në ora 07:50,  ka ndodhur një aksident trafiku midis një autobusi dhe një veture. Përveç dëmeve materiale, tre persona...

Lajmet e Fundit