Qytetarët e Rahovecit marrin ndihmë juridike falas

Si rezultat i bashkëpunimit të mirë në mes të Komunës së Rahovecit dhe Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, qytetarët e Komunës së Rahovecit nga 4 prilli do të marrin Ndihmë Juridike Falas, pasi në oborrin e komunës u vendos Klinika Mobile për ndihmë juridike falas.

Të pranishëm në fillimin e punës së Klinikës Mobile për ndihmë juridike falas ishin, Smajl Latifi, kryetar i Komunës së Rahovecit, Fatmir Iska, nënkryetar i komunës, Besarta Ademi-Ujkani dhe Samed Ademi, zyrtar ligjor në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas.

“Sot, në hapësirën e Komunës së Rahovecit, u vendos Klinika Mobile për ndihmë juridike falas, e cila për dy muajt e ardhshëm do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Rahovecit, që e kanë të pamundur t’i përballojnë shpenzimet juridike për raste të ndryshme gjyqësore apo juridike. Ky projekt po zbatohet në bashkëpunim me Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, ndërkaq, duke vlerësuar kërkesat dhe nevojat gjatë këtyre dy muajve të ardhshëm, synim mbetet vendosja e saj e përhershme brenda objektit të Komunës së Rahovecit. Ftoj të gjithë qytetarët e komunës sonë që t’i shfrytëzojnë këto shërbime”, ka thënë Latifi./ PrizrenPress.com

Më Shumë

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Lajmet e Fundit