4.8 C
Prizren
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Qytetarët nuk i votuan, Mustafa i “rehabilitoi” në Qeveri

isa mustafa 3Lidhja Demokratike e Kosovës e drejtuar nga Isa Mustafa në qeveri i futi emrat e atyre kandidatëve që për deputet dështuan keq. Madje, disa prej tyre duke u dhënë edhe poste shumë të rëndësishme ekzekutive.

Njëri prej atyre që dështoi në zgjedhjet e 8 qershorit, e që u “rehabilitua” duke u ngritur në post ministri është edhe Skender Hyseni. Ai në zgjedhjet nuk kishte arritur që t’i merrte as votat e mjaftueshme për të hyrë deputet. Sipas listës së publikuar me numrin e votave nga KQZ, Skender Hyseni nuk ka marrë më shumë se 5 mijë e 856 vota. Hyseni, për më tepër nuk ka treguar ndonjë sukses as gjatë kohës sa ishte ministër i Punëve të Jashtme.

Megjithatë, ai sot udhëheq njërin nga dikasteret më të rëndësishme në vend- Ministrinë e Punëve të Brendshme, shkruan GazetaBlic.

As anëtari tjetër i kabinetit Mustafa nga ana e LDK-së, Lutfi Zharku nuk arriti që më 8 qershor t’i marrë votat e mjaftueshme për të hyrë deputet. Pavarësisht nga ky dështim, Mustafa ka vendosur që Zharkut t’ia besoj ndër pozitat më të rëndësishme në kabinetin qeveritar, atë të ministrit të Infrastrukturës, raporton Gazeta Blic.

Pos Hysenit dhe Zharkut, Mustafa ka vendosur që edhe një kandidat tjetër që dështoi për deputet, Arban Abrashin ta emëroj ministër. Abrashi nuk arriti që t’i marrë as tre mijë vota, mirëpo ai nga dita e djeshme do të jetë në krye të Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale.

Në kabinetin qeveritar, nga LDK është edhe një emër që është shumë pak i njohur në opinion. Bëhet fjalë për Imet Rrahmanin, i cili deri dje ka qenë asamblist në Komunën e Gjilanit.

Mirëpo, tani e tutje ai do të jetë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. Mësohet se Rrahmani është ministër i shtyrë nga ana e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, shkruan Gazeta Blic.

Përpos LDK-së, edhe PDK ka futur ministra njerëz që s’kanë arritur ta kalojnë as pragun për deputet.

Njëri prej tyre, është edhe Ferid Agani, partia e të cilit ishte në koalicion me PDK-në. Agani nga ministri i Shëndetësisë, kaloi si ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Më Shumë

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim...

Modernizohet shërbimi higjienik për personelin shëndetësor në Prizren

Në Prizren është inauguruar sot renovimi i shërbimit higjienik për punëtorët e shërbimit primar shëndetësor. Ky projekt përfshin instalimin e pajisjeve moderne, përfshirë larëse...

Lajmet e Fundit