5.3 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Rahovec: Burgim të përjetshëm për personin që vrau vëllain dhe i dogji trupin

Burgim të përjetshëm për G.K.

Vendimi është marrë të mërkurën nga Gjykata Themelore e Gjakovës.

Kjo për shkak se i pandehuri akuzohet për vrasjen e të vëllait dhe djegien e trupit të tij dhe mbetjet i kishte hedhur në një vend deri tani të paidentifikuar, me qëllim për ti zhdukur gjurmët e krimit.

Rasti ka ndodhur më 11 janar 2020, në fshatin Bërnjak të Rahovecit, njofton Klankosova.tv

“I pandehuri ka qenë i dënuar më parë për vrasjen e bashkëshortes nga Gjykata e Lozanës, në Zvicër”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar

Më Shumë

Shitja e biletave për finalen Bashkimi – Trepça nis sot

Rahoveci do të presë të mërkurën, më 18 shkurt, finalen e madhe të Kupës së Kosovës në basketboll ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës, raporton PrizrenPress. Organizatori,...

Akrepat lëvizin një orë para, në këtë ditë ndërrohet ora

Në vitin 2026, kalimi në orën verore do të ndodhë më herët krahasuar me vitin paraprak. Akrepat e orës do të zhvendosen përpara në...

Lajmet e Fundit