7.2 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Rahovec: Largohet nga puna zyrtari i dënuar për keqpërdorim të pozitës

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka marrë vendim mbi përfundimin e marrëdhënies së punës të zyrtarit komunal H.H., për shkak se ky i fundit është dënuar nga gjyqësori me 8 muaj burgim për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Dënimi ndaj zyrtarit në fjalë fillimisht ishte shpallur nga Gjykata Themelore e Gjakovës, ndërkohë që ka marrë formën e prerë pas konfirmimit nga Gjykata e Apelit, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas përfundimeve të gjyqësorit, H.H. me mjetet e buxhetit të Komunës së Rahovecit kishte paguar faturat e rrymës së dy banesave, njëra prej të cilave rezulton të jetë e tij, ndërkohë që tjetrën e ka pasur në shfrytëzim.

Bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Themelore të konfirmuar edhe nga Apeli, kryetari Vehapi ka nxjerrë vendimin për largimin nga puna të zyrtarit të dënuar.

Më Shumë

Liria merr një pikë në Drenas, barazon pa gola me Feronikelin ’74

Liria e Prizrenit ka marrë një pikë në transfertë, pasi barazoi 0:0 ndaj Feronikelit '74 në ndeshjen e zhvilluar në Drenas. Skuadra prizrenase u përball...

Kapet me drogë në Morinë 33-vjeçari nga Prizreni

Policia e Shtetit ka njoftuar se në Pikën Kufitare të Morinës është arrestuar një shtetas nga Prizren, i dyshuar për tentativë të trafikimit të...

Lajmet e Fundit