Rahovec: Një person goditet me predhë në këmbë

Në Rahovec, një person është goditur me predhë në shputën e këmbës, gjersa ishte duke punuar në kopsht.

“Viktima ka njoftuar se gjersa ishte duke punuar në kopsht, ka dëgjuar disa të shtëna nga arma e zjarrit dhe pastaj ka vërejtur se është goditur nga një predhë në shputën e këmbës”, njofton Policia.

Pas një intervenimi kirurgjik, viktimës i është nxjerrë predha nga këmba.

“Viktima është dërguar për trajtim të mjekësor ku pas intervenimit kirurgjik i është nxjerrë një predhë nga këmba”.

Sipas policisë, rasti është nën hetime./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Lajmet e Fundit