Rahovec: Policia mbyll pishinën ku ishin mbledhur shumë persona

Policia e Kosovës ka ndërhyrë dje për të mbyllur një pishinë në Rahovec.Njësiti policor gjatë inspektimit ka vërejtur rreth 30 deri në 40 qytetarë duke notuar në pishinë.

Policia ka larguar të gjithë personat e mbledhur në pishinë, ndera pronari i pishinës është dërguar në stacion për t’u intervistuar.

Ndaj pronarit Policia ka iniciuar rast për mosveprim sipas dispozitave të pandemisë, dhe me vendim të Prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.Qeveria e Kosovës në fillim të korrikut kishte marrë vendim ku kishte lejuar aktivitetin e pishinave të hapura.

Mirëpo ditë më parë ky vendim u ndryshua, duke ndaluar aktivitetin e pishinave të hapura./kallxo.com/

Më Shumë

KF Drini i Bardhë vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Robert Gjeraj

Klubi i Futbollit KF Drini i Bardhë i Hasit ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Robert Gjeraj edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas njoftimit...

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Lajmet e Fundit